Dëshmorët

Tafil Nuhi Zyberaj (10.5.1962 – 18.7.1998)

Tafil Nuhi Zyberaj (10.5.1962 - 18.7.1998)

Dita e 26 prillit të vitit 1998 mbetet ndër datat më të rëndësishme për rrjedhën e zhvillimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë, bashkëluftëtarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari dolën publikisht në fshatin Drenaj (ish – Drenoc) të Zatriqit, të Anadrinit, sulmuan me një aksion – stuhie mbi …

Më shumë...

Agim Veli Kelmendi (3.1.1973 – 18.7.1998)

Agim Veli Kelmendi (3.1.1973 - 18.7.1998)

Me zbritjen e Batalionit të Rahavecit prej “Kërshi të Keq”, në “Rrasat e Rahaveci”, Ushtria Çlirimtare e Kosovës me formacionet “Lumi”, “Pëllumba”, “Çeliku” e “Vlora”, faktikisht, më 17 korrik të vitit 1998 merr segmentin e rajonales Malishevë – Xërxë, prej “Rrasave të Rahavecit” deri në Fortesë (ish – Bellacërkë). Hapi …

Më shumë...

Gani Xhemë Paçarizi (15.5.1967 -18.7.1998)

Gani Xhemë Paçarizi (15.5.1967 -18.7.1998)

Menjëherë pas luftimeve në Prekazin e Ahmet Delisë, të Tahir Mehës e të Komandantit Legjendar Adem Jashari, pas rezistencës heroike në Gllogjanin e Rrafshit të Dukagjinit, pas shkatërrimit të forcave ushtarake serbe në “Digën e Radoniqit” e pas një numri të madh aksionesh të stuhishme anembanë Kosovës, Ushtria Çlirimtare e …

Më shumë...

Agron Sadik Krasniqi (1.9.1967 – 18.7.1998)

Agron Sadik Krasniqi (1.9.1967 - 18.7.1998)

Agron Krasniqi u lind më 1.9.1967 në Vukoc të Drenasit. I ati i tij, Sadiku ishte martuar me Shukrijen me të cilën sollën në jetë dhjetë fëmijë: Afërditën, Valbonën, Ekremin, Valdeten, Shqipen, Agronin, Adnanin, Meritën, Besnikun dhe Atdheun. Pas mbarimit të mësimit fillor në shkollën “Jeta e re” në Komoran, …

Më shumë...

Adem Ramadan Ademi (1.9.1969 – 18.7.1998)

Adem Ramadan Ademi (1.9.1969 – 18.7.1998)

Adem Ramadan Ademi u lind me 1 shtator të vitit 1969, në fshatin Galicë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Shote Galica” në vendlindje, ndërsa të mesmen, në shkollën “Hasan Prishtina”, në Vushtrri. Në vitet e 80-ta, emigroi për në Gjermani, ku punoi për vite të tëra për …

Më shumë...

Dëshmori i kombit, Visar Thaçi (31. 10. 1976 – 18. 7. 1998)

Dëshmori i kombit, Visar Thaçi (31. 10. 1967 – 18. 7. 1998)

Kalojnë vite, kalojnë dhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet tona, në historinë e kombit tonë. Dëshmorët janë nderi dhe krenaria e çdo populli. Vetëflijimi i tyre është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për ta nuk shuhet kurre, janë gjithmonë në mendjet e zemrat tona, ashtu …

Më shumë...

ABDULLAH ADEM ÇERKEZI (28.11.1969-18.7.1998)

ABDULLAH ADEM ÇERKEZI (28.11.1969-18.7.1998)

Në një lagje në skaje të qytezës së Kastriotit, vazhdon të jetojë tradita e çerkezëve, e dukshme dhe plotësisht e integruar në rrjedhat e traditës dhe e fatit tonë njerëzor e kombëtar. Në mënyrë të pakontestueshme, kishim jetesën e përditshme të përbashkët, në mënyrë krejt të pranueshme kishim fatin, ashtu …

Më shumë...

Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli, u lind me 10 dhjetor të vitit 1971, në fshatin Polac të Skenderajt, nga nënë, Hamidja dhe babë, Idrizi. Shkollën fillore, “Drenica”, e kreu në vendlindje. Ishte fare i ri në moshë kur iu bashkua demonstratave të viteve 90-ta, në Mitrovicë, Skenderaj dhe në Drenas. Bashkimi, qysh …

Më shumë...

Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Avdyl Brahim Hasanaj (26.6.1926 – 17.7.1998)

Dëshmori i kombit Avdyl Hasanaj u lind më 26 qershor të vitit 1926 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje me tradita atdhetare. Ishte fëmija i tretë i Brahim Hasanajt. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Zeqa e Isufi, kishin vuajtur burg politik nëpër burgjet serbe e jugosllave. …

Më shumë...

Abdullah Zijadin Bugari (6.6.1962 -17.7.1998)

Abdullah Zijadin Bugari (6.6.1962 -17.7.1998)

Abdullah Bugari i takon plejadës së djelmoshave të cilët qëndronin në krye të gjeneratës, që mbi supet e veta të njoma e të ngarkuara para kohe me barrën shekullore, hapëroi guximshëm nëpër historinë kombëtare dhe gjeografinë e trojeve etnike. Kjo plejadë, e përgatitur mirë moralisht në shumë dimensione të rrafshit …

Më shumë...

Ramadan Beqir Fazliu (05.08.1954 – 17.07.1998)

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Ramadan Fazliu u lind në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje bujare punëtore atdhetare dhe e respektuar nga të gjithë. Ishte i biri i Beqir Fazliut nga Pantina e Vushtrrisë një burrë atdhetar i urtë punëtor e tepër human dhe nënës, Elife Zhegrova nga Cecelia e …

Më shumë...

Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 – 13.7.1998)

Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 - 13.7.1998)

Robëria shekullore mbi Kosovën, pesha e rëndë e saj në zemrat e jetërat e  shqiptarëve të kësaj treve kombëtare, që nga fillimi i shekullit 19, përgjithëisht te mbarë popullata shqiptare e kësaj ane, la vërragë të pashlyeshme, por edhe krenare, sidomos në biseda përkujtimore, nëpër oda e ndeja, madje edhe …

Më shumë...

Artan Nezir Qorraj (13.9.1980 -13.7.1998)

Artan Nezir Qorraj (13.9.1980 -13.7.1998)

Ende pa i mbushur tetëmbëdhjetë pranvera, me heroizmin e pashoq e shembullor, Artan Qorraj u përjetësua, duke e nderuar familjen, vendlindjen, Kosovën dhe mbarë kombin. Gjaku i tij u shenjëtërua në altarin e lirisë së shenjtë kosovare. Ai, bashkë me kushëririn, Rexhën, ranë në të njëjtën kohë e vend, me …

Më shumë...

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë shumë e njohur në gjithë Krahinën e Lumës dhe më gjerë. Ajo ishte shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serbë, duke filluar qysh në Betejën e Lumës të nëntorit të 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë, të cilët pasi kishin larë me gjak dhe kishin …

Më shumë...

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë e njohur për trimëri, bujari e atdhetari në gjithë Trevën e Lumës. Ishte një shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serb, duke filluar nga Beteja e Lumës e nëntorit të vitit 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë. Për këtë shkak forcat pushtuese serbe të Nikolla …

Më shumë...

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Kosharja e Ferizajt, luftës së UÇK-së i ka dhënë dy dëshmorë: Bekim Tefik Fazliun dhe Brahim Ademin, i cili ka rënë në frontet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, së bashku me komandantin Tahir Sinani, në gusht të vitit 2001. Ndërsa, në demonstratat popullote të vitit 1989, forcat serbe patën …

Më shumë...