Dëshmorët

Kapllan Ali Ahmetaj (15.8.1953 – 7.8.1998)

Kapllan Ali Ahmetaj (15.8.1953 - 7.8.1998)

Dëshmori Kapllan Ahmetaj ka lindur më 15 gusht të vitit 1953, në fshatin historik të skajit verior të Drenicës, Radishevë. Në këtë fshat kishte lindur dhe ishte rritur edhe trimëresha e Arbnisë së Vogël, Shote Galica. Kjo trimëreshë dhe burrat e Radishevës bëhen tmerri i krajlit të Serbisë. Ushtria dhe …

Më shumë...

Bashkim Avdi Leku (25.10.1972 – 6.8.1998)

Bashkim Avdi Leku (25.10.1972 – 6.8.1998)

Familja Leku nga Baica në Drenicë njihet si familje, e cila në vazhdimësi ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe asnjëherë nuk është pajtuar me nënshtrimin dhe poshtërimin që i bëhej popullit të tij. Dera e kësaj familjeje ka dhënë Bahtirin, një demokrat i kohës, i cili u likuidua në vitin …

Më shumë...

Jeton Avdyl Tërstena (8.1.1974 – 6.8.1998)

Jeton Avdyl Tërstena (8.1.1974 - 6.8.1998)

Biri i Avdyl e Nazmie Tërstenës, dëshmori i kombit Jeton Tërstena, me pseudonimin Tota, lindi më 8.1.1974 në Vushtrri. Të parët e tij kishin zbritur nga malësia e Shalës së Bajgorës. Babagjyshi i Jetonit, Feriz Tërstena, pastaj Sherif Tërstena, babagjyshi nga nëna, Ejup Havolli – Llapashtica nga Besiana, e së …

Më shumë...

Avni Ali Zhabota (1.6.1963 – 4.8.1998)

Avni Zhabota

Heroi i kombit, Avni Zhabota u lind më 1 qershor të vitit 1963 në fshatin Bubavec të Malishevës. Ndërsa katër vite me vonë familja e tij zhvendoset në fshatin Shtupel të Klinës. Prindërit: Aliu dhe Raba lindën dhe rritën më përkushtimin më të madh gjashtë fëmijë: Avniun, Ramadanin, Avdiun, Bahriun, …

Më shumë...

Azë Zekë Brahimaj (1.1.1921 – 3.8.1998)

Azë Zekë Brahimaj (1.1.1921 – 3.8.1998)

Femra shqiptare që nga koha e mbretëreshës, Teutë, e deti në kohën tonë gjithnjë ka qenë e angazhuar në luftë për ta mbotjur atdheun, nderin e familjes dhe dinjitetin e popullit e të kombit të cilit edhe i ka takuar. Edhe në luftë kundër pushtimit turk femra shqiptare mori pjesë …

Më shumë...

Afrim Sadri Gashi (26.12.1977 – 3.8.1998)

Afrim Sadri Gashi (26.12.1977 – 3.8.1998)

Fshati Kryshec i komunës së Skënderajt luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për liri dhe pavarësi nga robëria serbe i ka dhënë pesë dëshmorë dhe 32 martirë. Ky fshat ashtu sikur po thuajse të gjitha fshatrat e Drenicës ishte bashkuar i tëri me luftën dhe i mbarti mbi supe pasojat …

Më shumë...

Zenel Tahir Mëziu (8.1.1972 – 3.8.1998)

Zenel Tahir Mëziu (8.1.1972 – 3.8.1998)

Zenel (Tahir) Mëziu lindi më 8 Janar të vitit 1972 në fshatin Marinëtë komunës së Skenderajt.  Babai Tahiri dhe nëna Nailja kishin gjashtë fëmijë, katër djem e dy vajza, Zeneli dëshmor, Besimi, Elhemja, Ajeti, Xhevdeti e Luljeta. Zeneli në moshë ishte fëmija më i madh në familje. Shkollën fillore, ciklin …

Më shumë...

Rexhep Brahim Kadrijaj (17.6.1974 – 2.8.1998)

Rexhep Brahim Kadrijaj (17.6.1974 – 2.8.1998)

Rexhep Kadriaj u lind më 17 qershor 1974 në fshatin Rastavicë të komunës së Deçanit. Prindërit e tij, Brahimi e Ziza, kishin shtatë fëmijë, katër djem e tri vajza. Rexhepi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Rexhepi, shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij, në Rastavicë, shkollën e cila …

Më shumë...

Rrahim Beqiri, luftëtari emblematik i tri luftërave tona çlirimtare, hero i bashkimit të trojeve shqiptare

Me 2 gusht 2019 në Dardanë shënohet 18 vjetori i rënës heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri

Heroi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001 në Maqedoni, Rrahim Beqiri i njohur si komandant Roki, ka mbushur 16 vite nga rënia heroike, në Drenovec të Tetovës. Ai më 1 gusht të vitit 2001 në luftimet e zhvilluara kundër forcave sllavomaqedonase, pas një qëndrese heroike, mori plagë …

Më shumë...

Faik Tefik Mjeku (15.5.1964 – 31.7.1998)

Faik Tefik Mjeku (15.5.1964 – 31.7.1998)

Dëshmori i kombit Faik Mjeku u lind në fshatin Grabovc i Epërm të Komunës së Kastriotit, (ish-Obiliq) nga prindërit Tefik e Havë Mjeku. Shkollën fillore e kreu në fshatin Shipitullë, ndërsa shkollimin e mesëm në Qendrën Shkollore Teknike në Kastriot. Në pamundësi për të vazhduar shkollimin universitar për shkak të …

Më shumë...

Tahir Malë Sinani (25.5.1964 – 29.7.2001)

Tahir Malë Sinani (25.5.1964 – 29.7.2001)

Tahir Sinani, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, më vonë komandant në tri luftërat tona çlirimtare, u lind  më 25 maj të vitit 1964 në Gri të Tropojës.  Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin, Bajram Curr. Me të mbaruar të …

Më shumë...

Hyrë Qazim Emini (21.7.1973 – 29.7.2001)

Hyrë Qazim Emini (21.7.1973 – 29.7.2001)

Njëra ndër atdhetaret, të cilat luftuan për Shqipërinë Etnike, për Shqipërinë si të tërë e të pandarë me kufij copëtues, ishte edhe luftëtarja e pa epur Hyrë Emini, Kjo atdhetare, për ta ribërë Shqipërinë Etnike, ngjeshi armët e lirisë dhe filloi betejat në malet e Jezercit e të malësisë së …

Më shumë...

Naser Ademi ( 2.12.1965 – 29.7.2001)

Naser Ademi ( 2.12.1965 – 29.7.2001)

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në trojet shqiptare të Maqedonisë. filloi në pranverë të vitit  2001 dhe u intensifikua sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, të 13 shkurtit të vitit 2001 ku shumë luftëtarë të UÇPMB-së, të pakënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes,   me armatimin e tyre depërtuan në Likovë, …

Më shumë...

Brahim Tefik Ademi (28.8.1973 – 29.7.2001)

Brahim Tefik Ademi (28.8.1973 - 29.7.2001)

Njëri ndër idealistët militantë të popullit shqiptar të Kosovës, të cilët nuk mund të pajtoheshin me gjeografinë e copëzuar e të ndarë me kufij, të lirisë së atdheut, është edhe dëshmori Brahim Ademi. Që ditën kur kishte ngjeshur armën e lirisë, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të …

Më shumë...

Nexhat Qazim Fanaj (25.9.1965 – 28.7.1998)

Nexhat Qazim Fanaj (25.9.1965 - 28.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë e njohur për trimëri, bujari e atdhetari në gjithë Trevën e Lumës. Ishte një shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serb, duke filluar nga Beteja e Lumës e nëntorit të vitit 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë. Për këtë shkak forcat pushtuese serbe të Nikolla …

Më shumë...

Alush Zeqir Berisha (5.4.1956 – 28.7.1998)

Alush Zeqir Berisha (5.4.1956 - 28.7.1998)

Fshati Gjurgjevik i Komunës së Klinës është fshat i njohur i rezistencës kombëtare shqiptare, por dhe vendlindja e mësuesit të parë të gjuhës shqipe dhe prijësit të Nacionaldemokkratikës shqiptare, Ymer Berisha. Në këtë fshat gjatë Luftës së Dytë Botërore u dogjën e u masakruan 23 anëtarë të familjes së Isuf …

Më shumë...