leoni

Dëshmorët

Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)

Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)

Xhevë Krasniqi-Lladrovci lindi më 1 qershor të vitit 1955 në fshatin Drenoc të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, paralele e ndarë në Kijevë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, në degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Kishte absolvuar edhe …

Më shumë...

Mustafë Shaqir Shyti (10.10.1945 – 22.9.1998)

Mustafë Shaqir Shyti (10.10.1945 - 22.9.1998)

Në mesin e intelektualëve dhe veprimtarëve të mirënjohur, që u inkuadruan në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte edhe Mustafë Shyti, profesor, krijues dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Ai lindi më 10 tetor të vitit 1945 në fshatin Ashlan të Vushtrrisë në një familje me …

Më shumë...

Shefqet Sabit Zeka (8.8.1977 – 22.9.1998 )

Shefqet Sabit Zeka u lind me 8 gusht të vitit 1977 në Prishtinë. Mësimet e para  i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në shkollën “Asim Vokshi”, ku shquhej për zgjuarsinë dhe përpjekjet e tij të ndihmojë shokët ne mësime dhe gjatë aktiviteteve jashtë mësimit. Mbas mbarimit te tetëvjeçares, vendosi të …

Më shumë...

Sadullah Selman Dibrani (25.10.1950 – 22.9.1998)

Sadullah Selman Dibrani (25.10.1950 - 22.9.1998)

Familja Dibrani nga Gradica e Drenicës, e cila në vitin 1963 ishte shpërngulur nga fshati dhe ishte vendosur, në Vaganicë afër Mitrovicës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 2 dëshmorë: Sadullah Selman Ademin dhe Avni Jetullah Selmanin. Edhe vëllezërit e familjarë të tjerë të kësaj vëllazërie  kishin …

Më shumë...

Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 – 22.9.1998)

Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 - 22.9.1998)

Familja Dibrani nga Gradica e Drenicës, e cila në vitin 1963 ishte shpërngulur nga fshati dhe ishte vendosur, në Vaganicë afër Mitrovicës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 2 dëshmorë: Avni Jetullah Selmanin dhe Sadullah Selman Ademin. Edhe vëllezërit e familjarë të tjerë të kësaj vëllazërie  kishin …

Më shumë...

Murat Muharrem Haliti, 05.03. 1964 – 22. 09. 1998

Murat Muharrem Haliti, 05.03. 1964 – 22. 09. 1998

Drenica është djep i bujarisë e lirisë, atdhedashëse dhe trimërisë shqiptare. Në këtë trevë kanë lindur njerëz të mençur, trima të shquar e besnikë, të cilët, më veprimtarinë e tyre atdhetare, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Në kufirin në mes të fshatit Galicë, vendlindjes së trimit …

Më shumë...

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Pas përfundimit të aktiviteteve luftarake në Zonat Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një pjesë e mirë e djelmoshave të kësaj ushtrie, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, vazhdoi veprimtarinë luftarake në formimin e instrumentit të forcës, i cili do të vepronte si Ushtri Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, e …

Më shumë...

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Në familjen Rekaliu të fshatit Gegaj (ish-Dobratin) të Besianës, më 2 qershor të vitit 1975 u lind dëshmori i kombit, Islam Rekaliu. Bashkshortët Ali dhe Nazmie Rekaliu përpos dëshmorit të kombit kishin edhe vajzën, Kimeten dhe djalin Avniun. Islami ishte vetëm dy vjeç kur i vdes e ëma. Dëshmori i …

Më shumë...

Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Menjëherë pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj të Zatriqit, më 26 prill të vitit 1998, përshpejtohet edhe shtrirja e forcave çlirimtare në tërë Anadrinin dhe kështu formohet një skuadër e fshatit Qëndresë (ish-Randubravë) të Anadrinit të Prizrenit e cila shumë shpejt u zhvillua në një …

Më shumë...

Xhemajl Halil Agushi (17.10.1981-18.9.1998)

Xhemajl Halil Agushi (17.10.1981-18.9.1998)

Dëshmori i kombit Xhemajl Agushi, u lind më 17 tetor të vitit 1981 në fshatin Drencoc të Klinës, sot Thanishtë. Familja Agushi, në Rrafshin e Dukagjinit ishte përherë në zë, shumë e njohur për atdhedashuri, bujari dhe trimëri. E këtillë mbeti në të gjitha periudhat e rezistencës kombëtare për çlirim …

Më shumë...

Isuf Ismaili: Gjaku i dëshmorëve, drita e lirisë dhe frymëzimeve për bashkimin e atdheut

Isuf Ismaili: Gjaku i dëshmorëve, drita e lirisë dhe frymëzimeve për bashkimin e atdheut

Ragip Xhafer Shulemaja ( 27. 3. 1951 – 17. 9. 1999) Prishtina kjo vatër e zjarrtë e krenarisë së Shqipërisë Verilindore,  ashtu si edhe vise të tjera shqiptare ka dhënë bij e bija, trima e trimëresha, siç qe edhe luftëtari i denjë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ragip Shulemaja, të …

Më shumë...

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Dëshmori, Ramadan Beqir Fazliu, uragan i lirisë

Ramadan Fazliu u lind në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje bujare punëtore atdhetare dhe e respektuar nga të gjithë. Ishte i biri i Beqir Fazliut nga Pantina e Vushtrrisë një burrë atdhetar i urtë punëtor e tepër human dhe nënës, Elife Zhegrova nga Cecelia e …

Më shumë...

Musa Selman Begu (19.10.1969 – 17.9.1998)

Musa Selman Begu (19.10.1969 - 17.9.1998)

Në familjen Begu të Kaqanollit, që ishte e njohur për trimëri jo vetëm në Shalë por edhe më gjerë, u lind dëshmori i kombit, Musa Selman Begu. Gjyshi i Musës, Bekteshi ishte burrë trim e bujar, i cili çdo herë regjimit të okupatorit i ndejti karshi dhe asnjëherë nuk u …

Më shumë...

Bekim Shaban Lushaku (15.10.1978 – 15.9.1998)

Bekim Shaban Lushaku (15.10.1978 - 15.9.1998)

Në rajonin e Llapit, përgjatë brezit kufitar Kosovë-Serbi, shtrihen shumë fshatra në një vijë kufitare rreth 100 km. Njëri nga këto fshatra është edhe fshati Herticë, i cili shtrihet 12 km. në juglindje të Besianës. Fshatarët e Herticës njihen për trimëri dhe bujari dhe çdo herë kanë qenë si pararojë …

Më shumë...

Selim Sabedin Rekaliu (10.1.1976 – 15.9.1998)

Selim Sabedin Rekaliu (10.1.1976 – 15.9.1998)

Në familjen Rekaliu të fshatit Gegaj (ish-Dobratin) të Besianës më 10 janar 1976 u lind dëshmori i kombit Selim Rekaliu . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën e fshatit që tash mban emrin “Esad Mekuli”, shkollën e mesme “Fan. S. Noli” në Podujevë. Ishte fëmija i dytë i …

Më shumë...

Habib Ali Zeka (10.6.1976 – 15.9.1998)

Habib Ali Zeka (10.6.1976 – 15.9.1998)

Në familjen Zeka të fshatit Rakinicë të Besianës, më 10 qershor 1976 u lind dëshmori Habib Zeka. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në shkollën e fshatit të lindjes, ndërsa pastaj vazhdoi në Besianë, pasi familja e tij për shkak të kushteve të vështira ekonomike, prej atje ishte shpërngulur …

Më shumë...