MIT
mbpzhr 2018
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Dëshmorët (faqe 7)

Dëshmorët

Eshrafedin Rexhep Krastrati (24.11.1979 – 21.07.1998)

Eshrafedin Rexhep Krastrati (24.11.1979 – 21.07.1998)

Menjëherë pas vrasjes së bujkut Ymer Delia, nga Rahaveci, të cilin serboçetnikët e vranë pak para mesnatës, bri aksit të magjistrales Rahavec-Prishtinë, në segmentin “Gjyteti”, më 19 maj të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tashmë e kazermuar në fshatin Drenaj të Zatriqit, prej datës 26 prill të atij viti, ...

Më shumë...

Bekim Shaban Isma (10.3.1971 – 21.7.1998)

Bekim Shaban Isma (10.3.1971 - 21.7.1998)

Bekim Shaban Isma, së bashku me kushëririn e vet Mizahir Jetullah Ismën, Abdullah Zijajdin Bugarin, Selajdin Hamid Mullabazin – Micin, Gëzim Salih Hamzën-Piktorin, Gëzim Fahredin Mullabazin, Sadedin Bajram Hajdën, Bekim Abdullah Sylkën dhe me një plejadë të tërë djelmoshash, veprimtarinë patriotike e nisi me ilegalen e Anadrinit dhe të Rahovecit. ...

Më shumë...

Bajram Hysen Veliu (20.6.1967 – 21.7.1998)

Bajram Hysen Veliu (20.6.1967 - 21.7.1998)

Nuk ka më të madhërishëm se dëshmorët e lirisë e nuk ka vdekje më madhështore se vdekja në themelet e atdheut dhe, në rënien e luftëtarit të lirisë, aty është përjetësia. Dëshmorët e Anadrinit morën përjetësinë gjatë luftimeve nëpër betejat e Anadrinit si në Bardhatin më 12 maj të vitit ...

Më shumë...

Agim Binak Çelaj (6.12.1961 – 19.7.1998)

Agim Binak Çelaj (6.12.1961 – 19.7.1998)

Menjëherë pas organizimit të rezistencës së armatosur në Drenicë, të cilës i priu familja heroike e Komandantit legjendar, Adem Jashari, gjatë mbrojtjes së Abedin Rexhës – Sandokanit, e veçanërisht pas varrimit të Dëshmorit të Kombit, mësuesit Halit Geci prej Llaushë, një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, që në ditët ...

Më shumë...

Gëzim Salih Hamza (5.10.1963 – 19.07.1998)

Gëzim Salih Hamza (5.10.1963 - 19.07.1998)

Gëzim Salih Hamza, i njohur me nofkën luftarake ”Piktori”, është i lindur më 5 tetor të vitit 1963 në Rahavec. Ishte fëmija i parë i gjirit familjar të Salih Mahmut Hamzës, shumë të varfër, por punëtor i vyeshëm në industrinë për prodhimin e masave të plastikës në Rahavec. Me të ...

Më shumë...

Faik Hajredin Rama (10.1.1972 – 19.7.1998)

Faik Hajredin Rama (10.1.1972 - 19.7.1998)

Në ditët e para ,,kur piqet qershia” e kur zuri të lëshojë shtat e flatra Batalioni i Rahavecit, rrëzë ,,Majës së Kikës”, në një shkollë fshati, në Astrazub, njëri prej djelmoshave që me vullnetin më të madh u bashkohet petritave të Adem Jasharit e rrufeve të Luan Haradinajt, ishte edhe ...

Më shumë...

Nazmi Haxhi Muzliaj (12.8.1966 – 19.7.1998)

Nazmi Haxhi Muzliaj (12.8.1966 – 19.7.1998)

Fshati Orroberdë i Burimit i ka dhënë një kontribut të çmuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirim nga Serbia. Shumë të rinj e të reja të këtij fshati u ishin bashkuar radhëve të çlirimtarëve që nga ditët e para të luftës, duke i qëndruar besnikë aspiratës historike të ...

Më shumë...

Arton Shaban Zogaj (29.1.1979 – 19.7.1998)

Arton Shaban Zogaj (29.1.1979 – 19.7.1998)

Nënë Shkurta po piqte me gëzim rendet e flisë dhe po i bëhej zemra mal tek shikonte të birin duke ngrënë petullat e saj të nxehta njërën pas tjetrës. Artoni vazhdonte të hante me babëzi, sikur nuk e kishte mendjen fare te flija, ose sikur ta kishte lodhur uria. Ajo ...

Më shumë...

Nimon Musë Demaj (7.5.1978 – 19.7.1998)

Nimon Musë Demaj (7.5.1978 – 19.7.1998)

Sugari i prindërve, Musës e Razës, Nimoni, në kohën e fëmijërisë e kishte fituar një nishan në vetull. Vallë, të ketë qenë një shenjë mësyshi, apo parathënia e atij momenti të rinjohjes nga e ëma, vllezërit e motrat, pas një viti mungese, që eshtrat të mos i treteshin pa ia ...

Më shumë...

Dëshmori i kombit, Visar Thaçi (31. 10. 1967 – 18. 7. 1998)

Dëshmori i kombit, Visar Thaçi (31. 10. 1967 – 18. 7. 1998)

Kalojnë vite, kalojnë dhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet tona, në historinë e kombit tonë. Dëshmorët janë nderi dhe krenaria e çdo populli. Vetëflijimi i tyre është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për ta nuk shuhet kurre, janë gjithmonë në mendjet e zemrat tona, ashtu ...

Më shumë...

ABDULLAH ADEM ÇERKEZI (28.11.1969-18.7.1998)

Në një lagje në skaje të qytezës së Kastriotit, vazhdon të jetojë tradita e çerkezëve, e dukshme dhe plotësisht e integruar në rrjedhat e traditës dhe e fatit tonë njerëzor e kombëtar. Në mënyrë të pakontestueshme, kishim jetesën e përditshme të përbashkët, në mënyrë krejt të pranueshme kishim fatin, ashtu ...

Më shumë...

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Ylber Zenel Fanaj (29.8.1979 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë shumë e njohur në gjithë Krahinën e Lumës dhe më gjerë. Ajo ishte shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serbë, duke filluar qysh në Betejën e Lumës të nëntorit të 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë, të cilët pasi kishin larë me gjak dhe kishin ...

Më shumë...

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Albrim Zaim Fanaj (13.8.1978 – 10.7.1998)

Familja Fanaj ka qenë e njohur për trimëri, bujari e atdhetari në gjithë Trevën e Lumës. Ishte një shtyllë e rezistencës kundër pushtuesit serb, duke filluar nga Beteja e Lumës e nëntorit të vitit 1912 ku kishin mbetur të vrarë mijëra serbë. Për këtë shkak forcat pushtuese serbe të Nikolla ...

Më shumë...

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Besim Tefik Fazliu (18.11.1970 – 10.7.1999)

Kosharja e Ferizajt, luftës së UÇK-së i ka dhënë dy dëshmorë: Bekim Tefik Fazliun dhe Brahim Ademin, i cili ka rënë në frontet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, së bashku me komandantin Tahir Sinani, në gusht të vitit 2001. Ndërsa, në demonstratat popullote të vitit 1989, forcat serbe patën ...

Më shumë...

Fatmir Rexhep Doçi (14.8.1978 – 8.7.1998)

Fatmir Rexhep Doçi (14.8.1978 – 8.7.1998)

Në luftën heroike dhe fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë aktive shumë luftëtarë nga Shqipëria, nga mesi i tyre edhe disa oficerë të lartë. Në altarin e lirisë kanë rënë oficeri dhe pjesëmarrësi në të tri luftërat çlirimtare të UÇK-së, Tahir Sinani nga Tropoja, Fatmir DOÇI nga ...

Më shumë...

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Sylejman Mustafë Abdyli (10.4.1978 – 7.7.1998)

Kur Kosovës iu rrezikua mbijetesa e ju vërsulën me gjitha mjetet luftarake dhe ushtarake bishat serbo-sllave, në mbrojtje të kombit të tyre u rreshtuan trimat e trimëreshat më të mirë të kombit, për mbrojtjen e gjitha trojeve Iliro – arbërore – dardane – shqiptare. Në ballë të kësaj furtune ishte ...

Më shumë...