Moti nuk po përmirësohet. Tymi i shtëpive të djegura dhe i bazenave të karburanteve po ngrihet si re e zezë në tërë nën-qiellin e Kosovës. Shiu dhe mjegulla nuk kanë të ndalur. Pavarësisht nga moti i lig aeroplanët e NATO-s kanë kryer disa sulme kundër caqeve serbe në vende të …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Një ditë e rëndë dhe e zymtë. Serbët kanë kryer edhe një masakër tjetër çmeritës, në Burgun e Dubravës duke akuzuar NATO-n edhe për këtë mizori të tyre (E hënë 24 maj, 1999)
Gjatë tërë natës forcat serbe të pozicionuara në hyrje të Shalës kanë granatuar në drejtim të Grykës dhe të pozicioneve të luftëtarëve tanë. Si duket serbët kanë frikë nga sulmet tinëzare të ushtarëve tanë, të cilat disa herë i kanë befasuar afër vendqëndrimit të tyre. Ata me siguri se kanë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Luftëtarët tanë i sulmojnë forcat serbe te Gurina në Blinajë dhe arrijnë ta marrin trupin e dëshmorit Halil Nezir Metaj (E diel 23 maj 1999)
Sot kam vendosur të qëndroj në Krojmir dhe të pushoj. Gjatë ditës kam takuar shumë nga të afërmit dhe bashkëfshatarët që ndodhen në Grykën e Shpëtimit. Ata janë të interesuar të dinë se ç’ po bëhet, duke menduar se unë di diçka më shumë se ata. Epiri, djali im dhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Gjatë 24 orëve, aeroplanët e NATO-s mesatarisht bëjnë 640 fluturime ndërsa nga këto, 245 goditje në caqet serbe. Në Berishë vjen Sami Lushtaku. (E shtunë 22 maj, 1999)
Nga burime të ndryshme të lajmeve bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Sërish na marrin telefonin satelitor. Ai para se të na jepej është bllokuar dhe nuk aktivizohet. (E premte 21 maj, 1999)
Ka filluar të përmirësohet moti. Një erë e fortë e shkundërmuar po jehon nëpër lugjet e Rrafshnaltës. Aeroplanët e NATO-s që na kanë munguar tri ditë të plota, sot janë nisur në veprim. Serbët janë strukur nëpër biruca. Në raste të tilla ata ikin si minjtë dhe futen nëpër bunkerë. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një ditë monotone me tym dhe mjegull në tërë vendin. (E enjte 20 maj, 1999)
Nuk ka përmirësim të motit. Tymi i rezervuarëve të djegur të karburanteve po ngrihet si re e zezë kudo në qiellin e Kosovës. Ajri është i rëndë dhe sytë na djegin nga tymi dhe baroti, që po lirohet nga predhat dhe raketat. Tymi po shpërndahet si re e zezë edhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një shpërthimi i fuqishëm dhe krisma të jashtëzakonshme në drejtim të Magurës. Nuk kemi informacion se ç` po ndodh. (E mërkurë 19 maj, 1999)
Si zakonisht në malet e Berishës. Jemi të indinjuar me mosveprimin luftarak të NATO-s. Kemi frikë nga mundësia e ndërprerjes së bombardimeve. Vazhdimisht po bën mot i lig me shi dhe mjegull. Ndoshta moti është shkaktari kryesor i ndërprerjes së bombardimeve nga aeroplanët e NATO-s. Vazhdon vala e arritjes e …
Më shumë...Komandant Luli (Kadri Veseli), Ramë Buja dhe Berat Luzha kërkojnë të pamundurën (E martë 18 maj, 1999)
Nga lodhja dhe shqetësimet e ditës nuk kam bërë gjumë të rehatshëm. Ndihem i lodhur, i dërrmuar dhe tejet i brengosur kur shoh krejt këtë përqendrim të njerëzve që mendojnë se këtu do të shpëtojnë. Shpërthimet dhe krismat që po zhvillohen në luftë përreth Rrafshnaltës nuk dëgjohen në Grykë. Këtu …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një vajzë e mitur e tretur nga uria ushqehet me kajsi të papjekura (E hënë 17 maj, 1999)
Kemi kaluar një natë me rrebeshe të shiut pranveror. Forcat serbe kanë shfrytëzuar motin e lig për të na goditur nga pozicionet e tyre, duke qenë të sigurt se aeroplanët e NATO-s nuk sulmojnë në kohë të ligë dhe me shi, meqë nuk arrijnë t`i identifikojnë pikat e sulmit. Edhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Serbia është Sodoma biblike bashkëkohore (E diel 16 maj, 1999)
Pranvera kudo e ka shtrirë plafin e saj të gjelbër. Blerimi ka mbuluar kudo pyjet, livadhet fushat e kodrinat. Jeta në natyrë po ripërtërihet me tërë madhështinë dhe hiret e saj jetëdhënëse. Ka filluar gjallërimi i çdo poreje të natyrës hirëplote. Kudo cicërima zogjsh, një melodi magjepse e një simfonie …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Rrëfimi i një dëshmitari që ka mbijetuar tragjedinë në Kabash (E shtunë 15 maj, 1999)
Herët në mëngjes Nezir Myrtaj është zgjuar dhe ka dalë për ta vëzhguar terrenin meqë prania e shtuar e forcave serbe në Kizharekë mund të na befasojë nga çasti në çast. Sot nga Drenica Qendrore është kthyer edhe Martin Çuni. Ai duket tejet i lodhur nga rruga e gjatë nëpër …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Tragjedi e kobshme në Kabash të Prizrenit. Serbët kanë vepruar me djallëzi (E premte 14 maj 1999)
Dje dhe sot janë vërejtur lëvizje intensive taktike të forcave serbe. Ata të ndodhur përballë rrezikut nga ajri prore lëvizin nga një vend në tjetrin. Jam thellësisht i bindur se zbulimi i tyre sekret mbanë lidhje sidomos me pilotët dhe eprorët francezë apo italianë. Pikërisht në saje të këtij bashkëpunimi …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një informatë e Radios Kosova e Lirë, drejtuar Shon Bërnsit në Shkup (E enjte 13 maj, 1999)
Në mëngjes në tendën tonë erdhi eprori, Muharrem Sylejmani. Ai tregon se ka një defekt në radiolidhje dhe kërkon nga Fatmir Dugolli t`ia evitojë defektin. Muharremi po ashtu na tregon se forca të shumta të këmbësorisë armike me pesë kamionë janë vendosur në fshatin Kizharekë dhe mund të pritet ndonjë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në radhët e UÇK-së ka eprorë të lartë të Armatës së Shqipërisë, vullnetarë nga të gjitha viset e Shqipërisë etnike dhe nga mërgata (E mërkurë 12 maj, 1999)
Sot në orën 8 të mëngjesit jam nisur në drejtim të Berishës. Sapo kam kaluar në kodrën mbi Arat e Shkreta, në kufirin që e ndanë Krojmirin nga Kleçka, kam hetuar se mbi kokë më kanë shpërthyer predha apo plumba armësh, që vinin prej pozicioneve serbe nga ana jugperëndimore. Kam …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit do ta mbijetojë luftën falë organizimit dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë (E martë 11 maj, 1999)
Ashtu sikurse jam marrë vesh paraprakisht me Nezir Myrtjan, sot nuk kam shkuar në Berishë. Këtu në Grykën e Shpëtimit iu mungoj të afërmve, bashkëfshatarëve dhe të tjerëve. Edhe mua më mungojnë dhe s mund të rri më shumë se dy apo tri ditë pa ardhur këtu për të mësuar …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Takim në rrugë me Muhamet Lladrovcin, babanë e dëshmorit të kombit Fehmi Lladrovci (E hënë 10 maj, 1999)
Moti ka filluar të përmirësohet. Gjelbërimi është shtrirë në të gjitha poret e natyrës. Dushku ka krijuar kushte për strehim dhe lëvizje të suksesshme nëpër pyje. Aeroplanët e NATO-s nuk po ndërmarrin sulme të intensitetit të para disa ditëve. Goditja në godinën e ambasadës kineze ka shkaktuar konfuzion e mbase …
Më shumë...