Institucionet

Komuna e Skenderajt ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura

Komuna e Skenderajt sot ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit. Prej ditës së parë kur u themelua ky fond, janë grumbulluar 414,685.75 euro, nga zemërgjerësia e njerëzve vullnetmirë, fondacionet, shoqatat, klubet, personat fizik e juridik, shqiptarët …

Më shumë...

10 familje malishevase në kushte të rënda ekonomike po bëhen me shtëpi të re banimi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, z. Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Kryetari Kastrati …

Më shumë...

Kryetari Latifi bashkë me përfaqësues të USAID-it kanë mbajtur takimin e dytë të Këshillit Publiko-Privat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me përfaqësues të USAID-it nga projekti për qeverisjen e pronës, ka mbajtur takimin e dytë të Këshillit Publiko-Privat, si trupë këshillëdhënëse, me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në komunën e Rahovecit. Në këtë takim …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it – Qeverisja e Pronës, znj. Jennifer Ober

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim të veçantë drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it – Qeverisja e Pronës, znj. Jennifer Ober dhe dy specialistët e këtij aktiviteti, Korab Dibra e Nora Siqeca, me të cilët komuna e Ferizajt ka nisur bashkëpunimin e ku sot ka pranuar …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të Policisë, përfaqësues të OSBE-së, zyrtar nga komuna e Deçanit, dhe qytetar të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për pikat; Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raporti nga …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtor. Kryetari Haliti, falënderoj përmes ambasadorit shtetin dhe qytetarët e Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e njoftoi atë për së afërmi edhe për projektet e punët …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi hapësirat publike në Sadovinë të Jerlive

Kryetari Haliti vizitoi hapësirat publike në Sadovinë të Jerlive. Ai vizitoi punëtorët e sektorit të ambientit të cilët mirëmbajnë hapësirat publike dhe inkurajoi ata për punët e mira që po bëjnë. Haliti tha se Komuna e Vitisë edhe vitin 2023 e ka shpallur vit të ambientit.  

Më shumë...

Punëtorët e NP ,,Higjiena” në Deçan, kanë filluar aksionin e pastrimit të qytetit të Deçanit

Punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit ,,Higjiena” në Deçan, kanë filluar aksionin e pastrimit të qytetit të Deçanit, duke pastruar të dy anët e rrugës që të dërgojnë te muzeu i qytetit. Ata janë zotuar se do të kujdesen çdo ditë për çdo pjesë të qytetit në mënyrë që qyteti i …

Më shumë...

Largohen dhjetëra tonë mbeturina ilegale nga amvisëria dhe mbeturina inerte në Ferizaj

Këtë të enjte për disa herë më radhë është bërë pastrimi i hapësirës publike tek Universiteti i Shkencave Aplikative në Ferizaj. Këtë aksion e ka ndërmarrë Komuna e Ferizaj përmes Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj. Pas pastrimit, kjo hapësire do të jetë në monitorimin e vazhdueshëm të kamerave …

Më shumë...

Në Malishevë u mbajt trajnimi ”Te drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”

Organizata joqeveritare,”Rrjeti Qeliza”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, realizuan trajnimin, ”Të drejtat e grave ne punë dhe integrimi gjinor”. Në këtë punëtori te pranishme ishin mësimdhënëse nga shkolla të ndryshme të komunës së Malishevës, ku u diskutua për …

Më shumë...

E enjta e dyerve të hapura për qytetarët rahovecian

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pasditen e së enjtes e ka të ndarë për qytetarë, respektivisht mirëpritjen e tyre në zyrën e tij. Zhvillimi i bisedave të ndryshme që ndikojnë direkt në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, është qëllimi i takimeve të tilla, ka thënë kryetari …

Më shumë...

Në 24-vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e rënë në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”

Në 24-vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës” të dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi, sot kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, nderuan kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për liri! Dëshmorët Dalip Behra e …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka bërë emërimin e tre drejtorëve të shkollave fillore

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorin e Arsimit z. Besnik Hulaj kanë bërë emërimin e tre drejtorëve të shkollave fillore në Komunën e Deçanit: – z. Qazim Maloku në SHMFU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. – z. Fatmir Alaj në SHMFU “Sylë Alaj” në …

Më shumë...

Po vazhdon ndërtimi i shkollës model “Ahmet Hoxha”në Ferizaj

Komuna e Ferizajt po vazhdon me investime në shumë fusha në shërbim të qytetarëve të  saj, një ndër to është edhe ndërtimi i shkollës model “Ahmet Hoxha”, i cili po vijon me dinamikën e rikthyer pas sfidave të pandemisë dhe inflacionit, për tu përfunduar si objekt shkollor model në mesin …

Më shumë...

Në Malishevë po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”

Në komunën e Malishevës po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”. Projekti, fillimisht ka startuar në dy shkolla fillore “ Ibrahim Mazreku “ në Malishevë dhe SHFMU “ Ramadan Morina” në Damanek, ku janë trajnuar mësuesit për këtë udhëzues dhe kanë mbajtur ligjerata me nxënës, …

Më shumë...