Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve, ditëve të fundit, në Komunën e Vitisë. Kryetari Sokol Haliti tha se në Viti aktualisht 67 persona janë të infektuar. Sipas tij, angazhimi i institucioneve komunale dhe i mekanizmave tjerë do të vazhdojë …
Më shumë...Institucionet
Telegram ngushëllimi familjes Korrani
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka shprehur ngushëllime familjes Korrani nga Pozherani, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurës së tyre, Metije Korrani. E nderuara familje Korrani. Me rastin e ndarjes nga jeta të familjares suaj dhe duke bashkëndjerë dhimbjen në momentet që po …
Më shumë...Filloi asfaltimi i dy kilometrave rrugë që do të jenë në shërbim të bujqve në Malishevë
Filloi asfaltimi i një rruge të gjatë mbi dy kilometra, e cila fillon në fshatin Carrallukë dhe shkon deri në mes të tokave të punuara në ish vreshtat. Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për bujqit, të cilët kanë plantacionet dhe tokën e punës në këtë pjesë. Kjo rrugë është …
Më shumë...Më mirë të respektohen masat, se të përballemi me infeksionin
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka analizuar gjendjen epidemiologjike dhe ka bashkërenduar veprimet me mekanizmat tjerë për ta luftuar pandeminë me Covid-19. Kryetari Sokol Haliti tha se megjithëse duket si diçka e përditshme, qasja e këtij komiteti dhe e institucioneve lokale shkon …
Më shumë...Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri vizitoi Vitinë
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri, ka vizituar komunën e Vitisë, me ç’rast u prit nga i pari i kësaj komune Sokol Haliti. Në këtë takim, kryetari Haliti e njoftoi zëvendëskryeministrin me gjendjen aktuale në këtë komunë, me theks të veçantë rreth pandemisë dhe menaxhimin e kësaj situate, duke …
Më shumë...2 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid-19 në Malishevë
Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilët ishin të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, është 31 raste. Katër rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Ngucat, Llazicë, Bardh …
Më shumë...REAGIM NGA KOMUNA E JUNIKUT LIDHUR ME RAPORTIN E INSTITUTIT GAP
Komuna e Junikut përmes një reagimi lidhur me prezantimin e Raportit nga Instituti GAP për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 përmes platformës “Letërnjoftimi i Komunave” njofton qytetarët, mediat dhe institucionet tjera joqeveritare se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP nuk janë relevante dhe të konfirmuara nga komuna e …
Më shumë...Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj priti në takim pune përfaqësuesin e organizatës “Humanity First” Alban Zeqiraj
Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në komunën e Deçanit Bekim Vishaj, bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime publike Izet Zenuni njëherit Shef i Shtabit Emergjent Komunal, pritën në takim pune përfaqësuesin e organizatës “Humanity First” Alban Zeqiraj. Organizatë kjo që është e njohur për komunën e Deçanit, sidomos …
Më shumë...Sot në komunën e Deçanit, një person është shëruar plotësisht, ndërsa edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me virusi #COVID19
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në komunën e Deçanit, një person është shëruar plotësisht nga virusi #COVID19, ndërsa edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Rastet pozitive janë: një nga Deçani, një nga Gllogjani, një nga Isniqi dhe një nga Lluka e Epërme. Deri …
Më shumë...Kryetari Latifi, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit”
Pas përfundimit të të gjitha procedurave, në mënyrë transparente, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit”, në vlerën: 815,988.10€. Në grantin e performancës që ka fituar Komuna e Rahovecit, ka …
Më shumë...Kompletohet fusha sportive dhe rregullohen parkingjet në SHFMU “Kenan Halimi” në Skifteraj
Në kuadër të realizimit të projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës sportive, në shkollat e komunës së Vitisë, në fshatin Skifteraj ka filluar kompletimi i fushës sportive të SHFMU “Kenan Halimi”, me që rast është duke u bërë shtruarja me gomë e këtij tereni. Për të parë nga …
Më shumë...Stubllasit me vet kontribut rregullojnë me zhavor rrugën e fshatit, komuna zotohet për asfaltim
Banorët e fshatit Stubëll e Ulët te komunës së Vitisë, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe me vetkontribut, kanë rregulluar një segment të rrugës së fshatit, e cila konsiderohet nga ata si mjaft jetike dhe e rëndësisë së veçantë, me qenë se është mjaftë e qarkullueshme. Murtez Mustafa, përfaqësues …
Më shumë...Rregullohet ndriçimi në fshatin Bardh
Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Malishevës, dje ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Bardh. Në lëshimin në funksion të ndriçimit publik në këtë fshat, ishte i pranishëm edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i shoqëruar edhe nga anëtarët e Kuvendit të …
Më shumë...Fillon punën shërbimi i gjinekologjisë në QKMF-në e Vitisë
Në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, që nga sot ka filluar punën shërbimi i gjinekologjisë. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar QKMF-në për fillimin e punës në Repartin e Gjinekologjisë, duke u shprehur i kënaqur që me këtë shërbim do të jemi më …
Më shumë...DBPZhR, publikon thirrjen publike për aplikim për të gjitha OJQ-të, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të Komunës së Rahovecit
Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural publikon thirrjen publike për aplikim të gjitha OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të Komunës së Rahovecit dhe që kanë përvojë në organizimin e festivaleve, të aplikojnë për organizimin e festave tradicionale kulturore në …
Më shumë...Sot një i shëruar dhe tri raste të reja me covid-19 në Malishevë
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person i cili ka qenë i prekur me covid-19 është shëruar, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komunës së Malishevës, ndërsa numri …
Më shumë...