leoni

Institucionet

Ministri Shala: Për herë të parë Kosova ka dëshmuar që është shtet me vendosjen e taksës ndaj Serbisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka qenë pjesëmarrës në debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i Taksës 100 për qind në ekonominë e vendit”. Shala tha se janë dy arsye të vendosjes së taksës, që kanë ndikuar po ashtu në ekonominë e vendit dhe në hapjen e …

Më shumë...

Filloi asfaltimi i 500 metrave rrugë në Gurbardh

Në fshatin Gurbardh ka filluar asfaltimi i 500 metrave rrugë. Asfaltimi i dy rrugëve, bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe realizimit të projekteve kapitale. Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës …

Më shumë...

Zëvendësministrja e MZhR-së, Magbule Shkodra i dhuron rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan

Zëvendësministrja e MZhR-së, Magbule Shkodra i dhuron rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, njëherit edhe vajza e profesorit të ndjerë Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, sot në emër të familjes së Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, dhuroi rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “ Kadri Zeka “ në Gjilan, duke e pasuruar bibliotekën …

Më shumë...

Nënkryetari Hajdin Berisha, priti në takim futbollistin Lirim Kastrati

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me një pjesë të qeverisë komunale, pritën në takim futbollistin e njohur, Lirim Kastrati, i cili është pjesë e kombëtares U21 dhe aktualisht luan në ligën superiore të Italisë, në Seria A, për Bolonjën. Kastrati është futbollisti më i njohur malishevas që …

Më shumë...

Vazhdon zgjedhja e kryesive dhe kryetarëve në fshatrat e Malishevës

Ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, ku janë duke u zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e tyre. Të hënën janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Berishë, Fshat i Ri, Shkarashnik, Gollubovc dhe Plloqicë, ndërsa procesi i zgjedhjeve është monitoruar nga komisioni komunal, për organizmin dhe …

Më shumë...

Ministrja Zhiviç mori pjesë në inaugurimin e qendrës “Biofruti”

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç mori pjesë në inaugurimin e qendrës për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike “Biofruti” në Kaçanik, në pronësi të znj. Zarije Malesi. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe drejtoresha e USAID-it Lisa Magno, zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Kosovë, …

Më shumë...

Në Komunën e Rahovecit ka filluar regjistrimi i nxënësve në tri shkolla të mesme dhe një profesionale

Në komunën e Rahovecit ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në klasat e dhjeta, në 3 gjimnaze “12 Maji”, në fshatin Ratkoc, “Ukshin Hoti” në fshatin Krushë e Madhe dhe në 1 shkollë të mesme profesionale “Selajdin Mullabazi – Mici” në Rahovec. Këtë e ka bërë të …

Më shumë...

Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikan

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi po merr pjesë në panairin “Fancy Food Show” i cili po mbahet në New York në të cilin krahas më shumë se 2,600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe dy kompani nga Kosova, “Golden Eagle” dhe “Pi&Ki”. Përfaqësuesit …

Më shumë...

Aftësimi profesional si mundësi për zvogëlim të papunësisë, thotë Ministri Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se shkalla e lartë e papunësisë në vend po tentohet të zvogëlohet përmes aftësimit profesional mbi bazën e nevojës së tregut të punës. Në një intervistë për KosovaPress, teksa flet për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës, Reçica thotë …

Më shumë...

Ditët në vijim pritet dezinsektimi selektiv në Llapçevë, Rud, Panorc dhe Turjakë

Komuna e Malishevës njofton banorët e fshatrave Llapçevë, Rud, Panorc dhe Turjakë, se në ditët në vijim do të bëhet dezinsektimi selektiv, në kuadër të zbatimit të masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Dezinsketimi, do të bëhet sipas këtij orari: LLAPÇEVË, me datë; 25.06.2019 RUD dhe PANORC, me datë; …

Më shumë...

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Komunën e Malishevës

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, u bë e ditur se ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, përkatësisht në klasat e dhjeta, në gjimnazin e Malishevës dhe në dy shkollat profesionale. …

Më shumë...

Mbahet sesioni informues në Zvicër me temën “Klima e investimeve në Kosovë”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, organizuan në Bern të Zvicrës Sesionin informues: “Klima e investimeve …

Më shumë...

Pas dëmtimit të artefaktit, Ministri Gashi kërkon me urgjencë raport të detajuar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministri Gashi shpreh shqetësimin e thellë për dëmtimin aksidental të një artefakti (Pitosi) në ambientet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur, ministri Gashi ka kërkuar me urgjencë raport të detajuar …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt në shërbim me të gjitha lehtësirat dhe përfitimet për investitorët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar të shtunën fabrikën Adifix EPS, e cila merret me prodhimin e materialit ndërtimor. Kjo ndërmarrje ka filluar edhe një linjë të re prodhimi, atë të styroporit, e cila pritet të …

Më shumë...

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, kryetari Kuqi uron nxënësit junikas

Në sallën e asamblesë komunale të Junikut u organizua ndarja e dëftesave për nxënësit  që kryn shkollën e mesme të ulët në Junik dhe njëherit u shënua edhe përfundimi i vitit ligjërues shkollor 2018/2019. Kryetari i Komunës së Junikut,  z.Agron Kuçi uroj nxënësit për sukseset e deritashme duke i motivuar …

Më shumë...

Ka filluar sanimi i dëmeve nga vërshimet në Komunën e Malishevës

Shirërat e ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Komunën e Malishevës, për shkak të vërshimeve si pasojë e sasisë së madhe të ujit. Në disa fshatra, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke bllokuar dhe dëmtuar rrugët në masë të madhe. Komisioni komunal, është duke bërë vlerësimin …

Më shumë...