Lajmet

Në Tiranë u hap sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Në Tiranë u hap sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë me një ceremoni zyrtare Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Pas ekzekutimit të himnit të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri Rama dhe Hoti u drejtuan në Pallatin e  Kongreseve ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët …

Më shumë...

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Kryetari i  vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Duke e uruar avokatin për marrjen e detyrës së re, Thaçi ka theksuar rolin dhe rëndësinë e veçantë të këtij institucioni …

Më shumë...

Bajrush Xhemajli: Partia Demokratike e Kosovës është dhe do të mbetet në opozitë deri në zgjedhje të reja

Bajrush Xhemajli: Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur ta shesë Trepçës, bie ndesh me qëndrimet e Vetëvendosjes kundër privatizimit

Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, thotë PDK mbetet opozitë deri në zjedhjet e ardhshme. “Nuk ka heshtje në PDK, unë nuk mund të pajtohem me këtë çështje. Ne jemi deklaruar me 6 tetor se  jemi opozitë dhe do të qëndrojmë deri në zgjedhje të reja, megjithëse se jemi pajtuar …

Më shumë...

Wesley Clarck: Marrëveshja për normalizim ekonomik do të ketë ndikim pozitiv nëse zvogëlohet ndikimi ruso-kinez

Wesley Clark

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clarck, ka folur për marrëveshjen e arritur në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë. Clarck ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik në Washington, nëse do të implementohet, do të ketë ndikim ekstrem pozitiv për ekonomitë e të dy shteteve dhe të gjithë Ballkanit, por …

Më shumë...

Po të ketë mundësi Albin Kurti të gjithëve na dërgon në burg, ka thënë Lushtaku

Sami Lushtaku

Kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj dhe ish komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku ka thënë se ai dhe shokët e tij të luftës janë të gatshëm të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën Speciale dhe të kërkojnë dënim maksimal, vetën për një arsye, vetëm le të …

Më shumë...

Balaj-Halimaj: Gjithçka është gati për mbledhjen e sotme ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Balaj-Halimaj: Gjithçka është gati për mbledhjen e sotme ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për mbledhjen e sotme që do të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ajo ka veçuar se gjatë këtij takimi pritet të arrihet marrëveshje për doganat. Sipas saj, tashmë dogana e Kosovës do të …

Më shumë...

Shqiprim Arifi kërkon nga Shqipëria dhe Kosova që t’i ndajnë 5 milion euro për zhvillimin e Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili njëherësh është edhe kryetar i subjektit politik, Alternativa, ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana që të pranojnë kërkesën e tij për një ndihmë nga dy shtet shqiptare. Fondi prej 5 milionë eurosh, i quajtur “Fondi Kombëtar i Solidaritetit” që do të jepej nga …

Më shumë...

Trump i shkruan kryeministrit Rama, e falënderon për lidershipin dhe mbështetjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Trump i shkruan kryeministrit Rama, e falënderon për lidershipin dhe mbështetjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar letër falënderimi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai e ka falënderuar kryeministrin shqiptar për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Evropë dhe për marrëveshjen ekonomike në mes të Serbisë dhe Kosovës. Tutje Trump e ka …

Më shumë...

Klinaku: Nga 2 gushti Specialja nuk ka më mandat, do të gjejmë mënyra për ta dërguar këtë çështje në Kushtetuese

Klinaku: Nga 2 gushti Specialja nuk ka më mandat në Kosovë, do të gjejmë mënyra për ta dërguar këtë çështje në Kushtetuese

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se Kosova ka mundur t’i shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë. “Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha ai. “Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne …

Më shumë...

Uran Ismajli: Kur Vetëvendosje t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë bashkë me Vjosa Osmanin, PDK do ta përkrah atë

Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK-ja do të votojë që qeveria të rrëzohet. “Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’-ja. Sepse PDK-ja nuk do të mund ta çonte vendin në …

Më shumë...

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Avokati mbrojtës i Gucatit, Xhonathan Rees, ka kërkuar lirim me kusht dhe ka thënë se është parashtruar kjo kërkesë me shkrim. “Keni kërkuar parashtrimet me shkrim, ne duam të marrim …

Më shumë...

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se synon që brenda 30 ditësh ta dorëzojë aktakuzën në rastin e krerëve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Këtë e ka bërë me dije prokurorja gjatë seancës së sotme të paraqitjes së Gucatit. “Janë disa hapa të domosdoshëm hetimorë që do …

Më shumë...

Gucati: Mënyra se si policia e EULEX-it ka hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së ka qenë e panevojshme, do të isha dorëzuar vet

Avokati i kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, thotë se kanë pushuar arsyet për ta mbajtur atë në paraburgim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është paraqitur në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Në momentin kur Gucati u pyet nga gjykatësi  Nicolas Guilloi e ka pyetur se a ka qenë i informuar rreth arrestimit të tij, …

Më shumë...

Janë shëruar edhe 123 pacientë gjatë 24 orëve kurse janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me virusin korona

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të …

Më shumë...

Profesor Gani Pllana dhe bashkëshortja e tij, gjuhëtarja Sadete Pllana i dhurojnë Universitetit të Mitrovicës 1710 libra

Profesor Gani Pllana dhe bashkëshortja e tij, inxhinierja Sadete Pllana i dhurojnë Universitetit të Mitrovicës 1710 libra

Ligjëruesi i lartë universitar, autori i shumë librave, profesori Gani Pllana si dhe bashkëshortja e tij gjuhëtarja Sadete Pllana i kanë dhuruar Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” 1710 libra. Këto libra janë dhuratë nga familja Pllana për Universitetin e Mitrovicës.

Më shumë...

Ministri Reçica premton plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale dhe njohjen e stazhit të punës të viteve 90-ta

Ministri Reçica premton plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale dhe njohjen e stazhit të punës gjatë viteve 90-ta

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë, ku është njoftuar për kërkesat tyre. Nga aty, ai premtoj plotësim ndryshimin e ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti, konkretisht njohjen e stazhit të punës gjatë viteve 1990, të cilët janë …

Më shumë...