Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Fakti që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri, me targa RKS, është shqetësues

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde,  e ka konsideruar shumë shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të  qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë. “Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvënie në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde. Ditëve të fundit në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ndërsa Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …