Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk do të ketë paqe e stabilitet në rajon derisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe krimet që i ka kryer në Kosovë. Kreu i legjislativit tha se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë kompromis me Serbinë në bazamentin …
Më shumë...Lajmet
Që nga pas lufta dhe deri me tani në Kosovë janë larguar mbi 92 mijë mjete shpërthyese
Që nga viti 1999-të e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për 22 vjet janë hequr …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kujton zërin UÇK-së, heroinen Fetnete Ramosaj në dy vjetorin e ndarjes nga jeta
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar ish-luftëtaren e lirisë, bashkëluftëtaren dhe zërin e UÇK-së Fetnete Ramosaj në 2 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. “Luftëtarët nuk vdesin kurrë! Dy vite pa miken dhe bashkëluftëtaren, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gruan që bëri e shkroi histori, Fetnete …
Më shumë...Gastronomët po e kundërshtojnë paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje 12 ditore
Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë se e kundërshton masën e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për mbyllje 12 ditore. Ai ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 do ta mbajnë një mbledhje së bashku me Këshillin Drejtues dhe do të vendosin se si do …
Më shumë...Ramush Haradinaj: 22 vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Rezallë. Ai në postimin e tij ka shkruar për të kaluarën e vendit dhe gjakun e dëshmorëve e martirëve. “Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, …
Më shumë...Bekim Jashari: Pas zgjedhjes se tri pozitave udhëheqëse të shtetit të ketë angazhim maksimal për t’i shërbyer vendit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se pasi tani janë zgjedhur të tri pozitat udhëheqëse të shtetit tonë, duhet të ketë angazhim maksimal për t’i shërbyer vendit e shoqërisë sonë, në rrugën tonë të zhvillimit e integrimit. Ai thekson më tej se zgjedhja e kryeministrit, kryekuvendarit dhe kryetarit të vendit, …
Më shumë...22 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë
Sot, më 5 prill 2021, është përvjetori i 22-të i masakrës së Rezallës së Skenderajt, në të cilin fshat policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave …
Më shumë...14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës mbështetur në propozimin e Martti Ahtisarit
Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007 miratoi deklaratën për përcaktimin e statusit të Kosovës me të cilën mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari. Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari i dorëzoi propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumetnike, që qeveris veten në mënyrë …
Më shumë...Ariana Musliu- Shoshi: Raportimet se unë mund të dal nga PDK-ja janë të rrejshme, dashakeqe dhe të orkestruara
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka mohuar lajmin se pritet aderimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. “Raportimet se unë mund të dal nga Partia Demokratike e Kosovës janë të rrejshme, dashakeqe dhe të orkestruara pikërisht nga ata që pazaret e pista i kanë …
Më shumë...Fatmir Limaj: E ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave demokratike
Kryetari i Nismës Socialdemokratet Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e vendit. Ai ka deklaruar se në Kosovë u instalua sistemi një partiak në Kosovë, me ndihmën e opozitës. “Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Votat e kontrabanduara në zgjedhjen e kryetares tregojnë se sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit Kushtetues së demokracisë republikane. Haradinaj ka theksuar se votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. …
Më shumë...PDK: Presidentja doli nga pazaret e pista, ajo do t’i shërbejë vetëm Kurtit
Sonte, në seancë të territ e të pazarave të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit. Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një …
Më shumë...Duke shantazhuar deputetët dhe duke blerë disa të opozitës, Vjosa Osmani u zgjodh kryetare e Kosovës
Pas një angazhimi maksimal të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shantazhuar deputetët, duke blerë deputetë të partive të opozitës, duke u premtuar poste qeveritare deputetëve të pakicave, pas dy ditë votimesh e përsëritje votimesh, më në fund Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Raif Osmani është zgjedhur kryepare (Presidente e Kosovës.) Ajo u …
Më shumë...PDK-ja ka shkarkuar nga të gjitha funksionet deputeten, Adelinë Grainca, pasi ajo “u shit” në Vetëvendosje
Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me …
Më shumë...Albini dhe Vjosa i kanë kontaktuar dy deputetë të PDK-së për pazare në këmbim të votave
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka drejtuar kritika të ashpra kundër kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates për kryetar të vendit, Vjosa Osmani për të cilët ka thënë se po luajnë lojëra të ulëta politike. “Mbrëmë Albini dhe Vjosa përmes formave të ndryshme i kanë kontaktuar …
Më shumë...Arben Gashi: Tre deputetët e LDK-së, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votimin për presidente, janë kërcënuar
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se tre deputetët e LDK-së, të cilët mbrëmë nuk kanë marrë pjesë në votimin për presidente, janë duke u kërcënuar e shantazhuar. Gashi gjatë një paraqitjeje nga Kuvendi, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalin menjëherë presionin, që …
Më shumë...