Brickos

Lajmet

Wieland e konfirmon qëndrimin e gjerman kundër korrigjimit të kufijve, fton liderët tanë të mos përmendin data për liberalizim

Wieland e konfirmon qëndrimin e gjerman kundër korrigjimit të kufijve, fton liderët tanë të mos premendin data për liberalizim

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka deklaruar se ideja për korrigjim të kufijve nuk është e mirë dhe sipas tij mund të sjellë më shumë probleme, sesa gjëra pozitive. Ai pas takimit që ka pasur ditën e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për çështjen e …

Më shumë...

Studentët përsëri do të protestojnë me 10 janar në Prishtinë për të kërkuar nga BE-ja liberalizimin e vizave

Studentët përsëri do të protestojnë me 10 janar në Prishtinë për të kërkuar nga BE liberalizimin e vizave për Kosovën

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përsëri kanë bërë thirrje që të protestohet për të kërkuar nga Bashkimin Evropian që të bëj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00. “Nuk do të ketë …

Më shumë...

Lutfi Haziri thotë se pa LDK-në nuk do të kryhet asnjë proces i rëndësishëm në Kosovë, as dialogu me Serbinë

Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i realizojë pritjet e qytetarëve. Ai ka thënë se partnerët e PAN-it kanë arritur vetëm ta ndajnë politikisht dhe etnikisht Kosovën dhe, sipas tij, ky është rreziku kryesor në vitin 2019. Haziri ka deklaruar …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e shpalos për herë të parë publikisht synimin e tij për t’u bërë kryeministër i vendit

Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj …

Më shumë...

Sot në varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan, me nderime të larta nga u varros trupi i veteranit, Avni Hyseni

Sot në varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan, me nderime të larta nga u varros trupi i veteranit, Avni Hyseni

Sot në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën. I ndjeri Avni Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak …

Më shumë...

SHVL UÇK në Iliridë: Një telegram ngushëllimi për luftëtarin e ndjerë të lirisë, Avni Hyseni

Avni Hyseni

Shuarja nga jeta e një luftëtari të lirisë, shkakton dhimbje në zemrën e çdo bashkëluftëtari nga tre ushtritë e lavdishme. I dashur vëlla Avni, Duke qenë të vetëdijshëm se shpirti i luftëtarit nuk vdes asnjëherë, atëherë dua ta dini që edhe në këto momente, ne vëllezërit nga Ilirida, jemi krenar …

Më shumë...

Haradinaj: Po vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të zëvendësministëri të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic nga autoritetet serbe në Merdare. Ai ka thënë se po vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e Serbisë ndaj qytetarëve të  Kosovës. “Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të …

Më shumë...

Limaj thotë se është koha që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ajo duhet të bashkëjetojë me ketë realitet

Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet serbe. Numri dy i qeverisë së Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë, taksën 100%, dhe tema tjera. Poashtu ka folur edhe për arsyet që çuan shqiptarët në formimin e UÇK-së dhe për kryetarin aktual të Serbisë, …

Më shumë...

Hashim Thaçi: Gjatë këtij viti Serbia do ta njohë Shtetin e Kosovës

Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Në një intervistë për “Epoka e Re” kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet shumë optimist se “dialogu me Serbinë, pastaj arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo sipas tij  është ambicia kryesore …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq: Nuk ka zgjidhje tjetër pos arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme për serbët e shqiptarët

Vuçiq: Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, sepse, sipas tij vetëm kjo gjë sjell paqe në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe …

Më shumë...

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, A. Bahtiri, bashkoi qytetin e ndarë, virtualisht, me nënshkrime të qytetarëve

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se situata e sigurisë gjatë  vitit të kaluar  ka qenë stabile, dhe se e tillë pritet të jetë edhe në të ardhmen. Duke folur për hapjen e Urës  ndarëse mbi  Lumin Ibër, ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë …

Më shumë...

Shkalla e papunësisë mbetet shqetësuese në Kosovë, sipas ASK-së mbi 30% të rinjve vazhdojnë të jenë të papunë

Shkalla e papunësisë mbetet brengosëse në Kosovë, mbi 30% të rinjve vazhdojnë të jenë të papunë

Numri i punëkërkuesve të regjistruar ka arritur në 100 mijë në vitin që e lamë pas, ndërsa brengosëse mbetet çështja e punësimit të tyre. Shqetësuese është fakti që në mungesë të punësimit adekuat, qytetarët e Kosovës dalin nëpër rrugë që të kërkojnë punë, sidomos për sektorin e ndërtimtarisë.  Sipas rezultateve …

Më shumë...

Bekim Jashari thotë se Kompleksi memorial “Adem Jashari” është pa përkujdesjen e duhur institucionale

Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Kryetari i Skenderajt, Bekimi Jashari ka shprehur pakënaqësitë e tij për përkujdesjen e institucioneve të Kosovës ndaj kompleksi memorial “Adem Jashari”, duke thënë se janë vonuar për t’u kujdesur për këtë kompleks në Prekaz. Sipas tij, edhe investimet që janë bërë deri tani kanë qenë të pakta dhe janë kryer …

Më shumë...

Haradinaj – Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t’i vëjmë nën kontroll ato

Haradinaj - Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t'i vëjmë nën kontroll ato

Koncept dokumenti për lojërat e fatit ka ngjallur reagime të shumta, pasi i njejti është miratuar nga Qeveria ditë më parë. Dokumenti i Qeverisë për lojërat e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista, tha lideri I LDK-së Isa Mustafa. Reagimi ndaj Mustafës, vjen nga Kryeministri i …

Më shumë...

Nexhat Daci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik

Nexhat Daci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik

Faza përfundimtare e shtetësisë së Kosovës që ka të bëjë me dialogun me Serbinë, po e gjënë vendin në një moment të çorientuar politik ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, dikur pjesë …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj do të takohet me zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wiland

Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të takohet gjatë ditës se sotme me zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wiland. Takimi mes Haradinajt dhe Wiland do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Përmes një kumtese për media nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se takimi nis në …

Më shumë...