Gjatë ditës së premte, në Prishtinë mbahet një marsh solidarizimi me popullin palestinez, në Jerusalem

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë mbahet një marsh solidarizimi me popullin palestinez, në Jerusalem

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh solidarizimi me popullin palestinez në Jerusalem. Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin solidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izraelit. “Aktualisht populli palestinez në Jerusalemin lindor është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izraelit. Si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet izraelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë rreth 40  palestinezë, përfshirë këtu 9 fëmijë, duke lënë edhe qindra të lënduar. Përveç kësaj, dhuna sistematike është duke eskaluar edhe me dëbime dhe uzurpime të shtëpive të palestinezëve në Jerusalem. Shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cënim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo, andaj dhe duhet kundërshtuar në mënyrë universale nga të gjithë ne. Andaj, ne do të ngrihemi kundër padrejtësive dhe dhunës shtetërore, kudo qoftë ajo. Në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre. Marshi mbahet të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka …