Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka shfaqur shqetësimin e tij se nëse nuk zbatohet Ligjit për Paga do të pasohet me emigrim të mjekëve. Ai ka shtuar më tutje se Ligji i ri për Paga u konsiderua një ligj që ngrit dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë, …
Më shumë...Lajmet
Eksponent të VV-së dhe LDK-së ia hedhin fajin njëra tjetrës për moskrijimin e deritashëm të koalicionit qeveritar
Duke folur për raportet e fundit në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetarja e kësaj të fundit, Vjosa Osmani ka thënë se ajo ka besuar fuqishëm se koalicioni Vetëvendosje-Lidhje Demokratike e Kosovës është i mundshëm dhe do të ndodhë. Ajo ka shtuar më tutje se raportet …
Më shumë...Kritika të shumta në adresë të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti
Pas mos realizimit të takimit me kryetarin, Hashim Thaçi nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka bërë që të drejtohen kritika të shumta ndaj tij. Kryetari i partisë ”Fjala”, Gëzim Kelmendi ka shkruar se nuk duhet befasuar nga Albin Kurti. mashtrimet dhe lojërat e liderit të VV-së e kanë zënë …
Më shumë...Kandidati për kryeministër, Albin Kurti nuk takohet me kryetarin Hashim Thaçi as në orën 20.00
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti nuk takohet me kryetarin, Hashim Thaçi as në takimin e ftuar për orën 20.00. Ai e ka falënderuar kryetarin Thaçi për të dyja ftesat për takim të dërguar sot por ka thënë se pasi nuk ndodhet në Kosovë, nuk mund ta takoj. “Sot isha jashtë …
Më shumë...Belinda Balluku: Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është një proces që nuk mund të ndalohet nga askush
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën konsiderohet nga qeveria shqiptare si një nga hapat më të rëndësishëm të hedhur në sektorin energjetik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur lidhur me pengimin që Serbia ka bërë për vënien në funksion të linjës 400 kV të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. …
Më shumë...R. Haradinaj: S’duhet të vendoset partneri para aktit të kryer sikur bëri Vetëvendosja me LDK-së pastaj t’i kërkohet mbështetje
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse propozimi për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje. …
Më shumë...Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do t’i dërgojë trupat ushtarake në Libi me kërkesë të Tripolit
Kryetari i Turqisë, Erdogan ka thënë se shteti i tij do të dërgojë trupat ushtarake në Libi me kërkesë të Tripolit nga muaji janar, një hap që mund ta përballë këtë vend me mercenarët e lidhur me Kremlinin, që supozohet se luftojnë në kombin e Afrikës Veriore. Një zyrtar i …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj pranon urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e festave të fundvitit. Haradinaj ka bërë me dije se ka pranuar urime nga kancelarja austriake, kryeministri i Japonisë, kryeministrja e Zelandës së Re dhe nga kryeministri i Sllovenisë. “Nder i veçantë pranimi i shumë …
Më shumë...Sot në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt konferenca me gazetarë në prag të përfundimit të vitit 2019
Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave, të cilët kanë përcjellë aktivitet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë vitit 2019. Në takimin ishin prezentë: Ministri Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe stafi civil i ministrisë …
Më shumë...Prokuroritë në Kosovë gjatë këtij viti kanë zgjidhur 94 për qind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime ekonomike
Sistemi prokurorial në Kosovë gjatë këtij viti ka zgjidhur 94 përqind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime ekonomike. Por ndër ta nuk është asnjë person i profilit të lartë politik. Në konferencën e fundvitit, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se për ta nivel i …
Më shumë...Sindikatat i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese revokimin e masës së pezullimit për Ligjin e Pagave
Përmes kësaj komunikate ju njoftojmë se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Policisë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfiksave, kanë parashtruar para Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të popullit kërkesë që duhet adresuar këto institucione në Gjykatën kushtetuese për revokim të masës së përkohshme …
Më shumë...11 persona në vitin 2019 kanë humbur jetën në vendin e punës, përkundër mbi 10 mijë inspektime të bëra
Këtë vit kanë humbur jetën 11 persona në vendin e punës, ndërsa në vitin 2018, numri i të vdekurve ishte 22. Sektori më i goditur për mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë për këtë vit ka qenë sektori i energjisë elektrike. Kjo dukuri mbetet shqetësuese, por sipas Valon Lecit …
Më shumë...Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk pati kohë të takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i planifikuar për pasditen e sotme. Kreu i shtetit e ftoi Kurtin për ta mandatuar në postin e kryeministrit, ashtu sikur e përcakton kushtetuta. Mirëpo, nga Zyra për Informim …
Më shumë...Në Ministrinë e Mbrojtjes mbahet konferenca fund vitit, prezantohen objektivat e realizuara gjatë vitit 2019
Sot në Ministrinë e Mbrojtjes është mbajtur konferenca fund vitit me ç’rast janë prezantuar objektivat e realizuara dhe sfidat të cilat e kanë shoqëruar këtë ministri dhe FSK-në gjatë vitit që po e lemë pas. Medieve i janë drejtuar ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman …
Më shumë...Zyra e BE-së në Kosovë uron zgjedhjen e Konjufcës si kryekuvendar, por kërkon edhe formimin e shpejt të qeverisë
Zyra e BE-së në Kosovë ka folur për zhvillimet e djeshme politike, ku Glauk Konjufca i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Kuvendit. Përmes një deklarate është uruar zgjedhja e tij por edhe është bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë. Sipas tyre, formimi i institucioneve të reja, …
Më shumë...13 deputetë të opozitës pro serbe në Mal të Zi, arrestohen pas incidentëve të shkaktuar në Kuvend
Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Kuvendin e Malit të Zi, janë ndaluar pas incidentëve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe. Sipas të cilës, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do …
Më shumë...