Lajmet

Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave

Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave, të cilat do të jenë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2018-2019. Meremetimin e shkollave, e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, …

Më shumë...

Thaçi e ka përshëndetur deklaratën kancelares Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor

Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur deklaratën e djeshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ai megjithatë ka kërkuar nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian që t’i bindin pesë vendet mos njohëse si dhe Serbinë që ta njohin Kosovën. “E …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës nuk guxon të aplikojë masa reciprociteti kundër Serbisë për ndalimin e qytetarëve me “dosje penale”

Qeveria e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse, në Serbi, ka konfirmuar edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombësi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër territorin e Serbisë. Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të  Kosovës nga Serbia mund të vlerësohen si …

Më shumë...

Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen kundër shtetit dhe ta rrëzojnë me dhunë

Sali Berisha

Deputeti i PD-së, Sali Berisha nga frika e Vettingut që i ka hyrë në palcë,  u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen   në revolucion popullor kundër pushtetit aktual. Shqiptarët duhet ta ndjekin shembullin e rumunëve, që po protestojnë kundër Qeverisë së korruptuar. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim më të …

Më shumë...

Shoku i ngushtë i Hashim Thaçit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shprehet kundër korrigjimit të kufijve

Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar idenë e kryetarit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ideja e tij është më tepër imagjinare dhe fushatë mediatike. “Kosova ka institucione stabile dhe të përgjegjshme, që dinë të drejtojnë dhe menaxhojnë ka partnerët e vet, …

Më shumë...

Përfaqesuesit e PSD-së takojnë ambasadorin Greg Delawie, diskutojnë për ngjarjet e fundit politike në vend

Përfaqesuesit e Partisë Socialdemokrate takojnë ambasadorin Delawie, diskutojnë për ngjarjet e fundit politike

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Dardan Sejdiu, kanë takuar në drekë pune ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencën e ambasadorit. “Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin

Për nder të jetës dhe veprës së profesor dr. Mujë Shalës, i cili ka ndërruar jetë të hënën është mbajtur sot një mbledhje përkujtimore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në këtë mbledhje, përpos familjarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, partive …

Më shumë...

Merkel i thotë Vuçiqit: Çështja Kosovës është e mbyllur ajo është një shtet i pavarur

Merkel i thotë Vuçiqit: Çështja Kosovës është e mbyllur ajo është një shtet i pavarur

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ‘ankuar’ sot se shtetet e përendimit sipas tij nuk po duan të dëgjojnë për propozimet të reja në çështjen e Kosovës. Madje Vuçiq tha se për Kancelaren Merkel, çështja është e mbyllur dhe Kosova është një shtet i pavarur. “Ata që e shohin më …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Hasan Prishtina është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Xhavit Haliti: Hasan Prishtina është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti përmes një postimi e ka kujtuar atdhetarin dhe heroin e kombit Hasan Prishtina, të cilin e ka vlerësuar si një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. “Kombi shqiptar u godit rënd 85 vite më parë me vrasjen e …

Më shumë...

Kurti: Pas deklarimeve të Thaçit për Kosovën Lindore, në Bujanoc është rritur prania e xhandarmërisë serbe

Kurti: Pas deklarimeve të Thaçit për Kosovën Lindore, në Bujanoc është rritur prania e xhandarmërisë serbe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova Lindore duhet të përkrahet me anë të referendumit të vitit 1992. “Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Kosova duhet ta shikoj këtë referendum dhe nuk e ka bërë për …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se rritja e pagave në sektorin publik po merret më shqetësim nga bizneset

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar sot heroin e kombit Hasan Prishtina në 85 vjetorin e vrasjes së tij. Ai e ka vlerësuar atë si një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar që i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. “Në 85 …

Më shumë...

Kryekuvendari, Kadri Veseli mendon se eshtrat e Hasan Prishtinës i takojnë Kosovës dhe jo Shqipërisë (!)

Kryekuvendari Veseli merr iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore

Edhe pse eshtrat e Hasan Prishtinës, në vitin 1978, Qeveria e Shqipërisë i kishte nxjerrë nga varrezat e Selanikut dhe i kishte vendosur afër eshtrave të Bajram Currit, në Kukës, kryekuvendari, Kadri Veseli mendon se eshtrat e tij duhet të sillen në Prishtinë, afër vendit ku është varrosur Ibrahim Rugova …

Më shumë...

20 vjet më parë, Adem Demaçi nga SHP i UÇK-së e kishte detyrën e përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Tri vjet me parë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi

20 vjet më parë, më 13 gusht të vitit 1998,  Adem Demaçi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte detyrën e përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar se ardhja e Demaçit në krye të përfaqësimit politik të kryengritjes …

Më shumë...

Në orën 11:00 mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Mujë Shala

Në orën 11:00 mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Mujë Shala

Universiteti “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës,  organizuan mbledhje komemorative, pas ndarjes nga jeta të profesorit, Mujë Shala. Mbledhja komemorative mbahet sot në orën 11.oo në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i ka shprehur …

Më shumë...

OEK dhe MBPZhR prej 8-11 tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Tregtisë Inverse

OEK dhe MBPZhR prej 8-11 tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Tregtisë Inverse

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prej datës 8-11 Tetor 2018, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë. Panairi i Produkteve …

Më shumë...

Zhvillimet e tjera politike e kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në ka mbetur “nën hije” të iniciativës së fundit të kryetarit Thaçi për bashkimin e Kosovën Lindore. Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, …

Më shumë...