Lajmet

Ministri Pacolli përgënjeshtroi shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq

Behxhet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli ka përgënjeshtruar shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq i cili kohë më parë kishte lajmëruar se Guinea Bissau ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Duke komentuar këtë lajm, ministri ynë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka theksuar se shteti afrikan …

Më shumë...

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 11:00

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare për të diskutuar planin qeverisës 2017-2021. Ashtu sikur dje, edhe sot ka pasur përplasje në mes të opozitës dhe pozitës. Deputet të partive opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë për numrin e madh të ministrave dhe zëvendës ministrave. Deputeti nga …

Më shumë...

Më 9. 12. 2017 në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, përkujtohet ish-luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Jahush Shkreta

Më 9. 12. 2017 në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, përkujtohet ish-luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Jahush Shkreta

Nesër në orën 14:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, mbahet Akademi përkujtimore për ish-luftëtarin dhe invalidin e UÇK-së, Jahush Shkreta. Me këtë rast do të përurohet edhe filmi dokumentar: “Luftëtari që ia fali gjymtyrët lirisë së Kosovës”, i autorit dr. Nusret  Pllana.

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin

Organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në Prishtinë u mbajt tryeza ku u paraqitën çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit. Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryeministri, Ramush Haradinaj pasi përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën …

Më shumë...

Kryetari Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris

Hashim Thaçi

Pas vizitës në Bullgari, kryetari, Hashim Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris e cila zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Zyra e Presidencës njofton se gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, kryetari Hashim Thaçi do të …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia do të luftoj pa kompromis për Trepçën

Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të luftoj pa kompromis për Trepçën. Kur një ndërmarrje është e dashur për shumë familje për 90 vjet, siç është rasti me Trepçën, ajo ndërmarrje nuk është më thjesht një entitet biznesi, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë …

Më shumë...

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 9 mujorin

Kuvendi i Kosoves

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për 9 mujorin e vitit 2017 dhe raporti financiar i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016. Po gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e …

Më shumë...

Në Kuvend vazhdon seanca për programin qeverisës 2017-2021

Seanca e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot në ora dhjetë

Kuvendi vazhdon me seancën për programin qeverisës 2017-2021. Seanca e djeshme është karakterizuar me debate të ashpra në mes të deputetëve të partive opozitare në njërën anë dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në anën tjetër.

Më shumë...

Mbahet konferenca “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”

Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE, mbahet konferenca me temë “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”. Konferenca ka për qëllim nxitjen e debatit për fuqizimin e integritetit policor si dhe identifikimin e masave që duhet ndërmarr  për …

Më shumë...

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet kërkesën e saj për referendum për bashkim kombëtar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot mban konferencë për medie gjatë së cilës do ta paraqet kërkesën e saj për referendum për bashkim kombëtar. Kërkesa do t’i drejtohet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore të dy shtetet …

Më shumë...

Ismaili: Janë ndarë mjete për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Ministri Uran Ismajli u zotua se problemi me mungesën e insulinës do të trajtohet edhe në muajt e ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se shumë shpejt do të ndërtimi i Spitalit të Prishtinës dhe se janë ndarë mjete për këtë projekt. Ai ka shtuar më tutje se brenda këtij mandati qeverisës do të ndërtohet edhe spitali i ri i Ferizajt. Ndërsa duke folur për ministrinë që …

Më shumë...

Eliot Engel: Është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecë përpara me integrimet e tjera evropiane

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndodhet në parlamentin e Kosovës, por shanset e miratimit të saj duken të vogla. Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, ka thënë  për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta …

Më shumë...

Time Kadrijaj: Edhe projektligji i demarkacionit duhet t’i kalojë procedurat parlamentare sikur projektligjet e tjera

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike tashmë ka në duar projektligjin për demarkim të kufirit me Malin e Zi, para se ky i fundit të kalojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, deputetja e AAK-së, Time Kadriajaj ka bërë të ditur se ngjashëm …

Më shumë...

Deputetes së Vetëvendosjes i ngatërrohet ish-komandanti i UÇK-së, Sali Veseli me kryekuvendarin, Kadri Veseli

Deputetes së Vetëvendosjes i ngatërrohet ish-komandanti i UÇK-së, Sali Veseli me kryekuvendarin, Kadri Veseli

Duket se deputetja e Vetëvendosje, Drita Millaku, nuk ka njohuri se për vrasjen e Komandant Drinit është akuzuar madje edhe është dënuar me burg, edhe pse krejtësisht pa fakte, ish komandanti i UÇK-së, Salih Veseli, të cilin ajo në deklaratat e saj paushale e ka ngatërruar me kryekuvendarin, Kadri Veseli. …

Më shumë...

Yasser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald Trump do të nxisë dhunën

Yasser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald Trump do të nxisë dhunën

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Jaser al Naxhar mendon se vendimi i kryetarit amerikan Donald  Trump do të nxisë dhunën, duke i dhënë alibi krahut ekstremist dhe duke dëmtuar krahun reformator, që kërkon paqe me Izraelin. Ai thotë  se vendimi është i drejtë dhe duhet të ndiqet dhe nga Shqipëria. …

Më shumë...

Haradinaj: Amerika duhet të përfshihet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Haradinaj: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për shtetin

Në seancën parlamentare kryeministri Ramush Haradinaj,  ka folur për kërkesën e tij të mëhershme që SHBA-ja, të përfshihet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.“Unë po akuzohem dhe po kritikohem se kam kërkuar përfshirjen e amerikanëve në bisedimet me Serbinë. Epo kam kërkuar sepse Evropa nuk po mundet me e kry …

Më shumë...