Një pjesë e gazetarëve të vendit tonë ka keqpërdorur dhe po vazhdon ta keqpërdor kodin moral të gazetarisë. Disa gazetarë të Kosovës, shumica syresh me prejardhje nga gazetaria e ish regjimeve okupatore, pastaj gazetarë të shkolluar dhe të “emancipuar” nga BIRN-i dhe të Shoqatës së ashtuquajtur të gazetarëve “profesionistë” …
Më shumë...Lajmet
Adnan Abrashi: NJË KUSHTETUTË QË MENDON ANGLISHT E FLET SHQIP
Me afrimin edhe të aktit formale të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, Draft Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është ende në diskutim publik. Bazuar në disa reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve nëpër tubime popullore dhe ato publicistike në opinion, dhe, pa marrë parasysh se nga çfarë shtresash sociale na vinë …
Më shumë...Kim Mehmeti: Gruevski i mposhti shqiptarët përmes shqiptarëve
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atë, jo vetëm në bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshëm e turpshëm edhe shqiptarët e Maqedonisë. Kuptohet, atë e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se për Gruevskin, shqiptar i mirë është …
Më shumë...Faton KLINAKU: Koncepti i gabuar politik, aleati i shtyrjeve të vazhdueshme!
Jemi dëshmitarë të shtyrjeve të vazhdueshme të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës, dhe kjo po bëhet jo për shkak të Serbisë dhe Rusisë apo mosmiratimit të Rezolutës por për shkakun se subjektet politike kudo në trojet shqiptare e përkrahin konceptin e gabuar politik, konceptin e parealizueshëm për rrethanat, atë …
Më shumë...Zeqir Bekolli: Koncepti i pavarësisë nuk po vdes, por po vdesin moralisht ata, që propozuan tezat për krijimin e komunave etnike serbe
Kosova tashmë po shihet qartazi se ndodhet në një udhëkryq, që për pjesën dërrmuese duket të jetë enigmatik, por jo edhe për kureshtarët, një pjesë e të cilëve me kohë kanë ngritur zërin dhe kanë shkruar se bisedimet e Vjenës, Pakoja e Ahtisarit, propozimet e Grupit negociator, nuk janë asgjë …
Më shumë...Plani i Ahtisarit: “Kosova një autonomi hibride serbo-shqiptare”
Plani i Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i mirëpritur nga kreu politik i vendit dhe nga zyrtarë të lartë të shteteve perëndimore, parasheh krijimin e një entiteti hibrid serbo-shqiptar, një si republikë shumetnike, e cila, si e tillë, parashihet të funksionojë si një lloj republike autonome e bashkuar …
Më shumë...RKL: Beogradi zyrtar paragjykon dhe paralajmëron destabilitetin e vendit tonë në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë
Politika gjithnjë antishqiptare dhe luftënxitëse e kreut të Serbisë është intensifikuar sidomos tani, kur Kosova po përgatitet për të shënuar njëvjetorin e pavarësisë. Yshtjet, ndërsyrjet dhe turri i shovinistëve serbë, dita ditës po merr përmasa të një fushate të orkestruar mirë, e cila në mos më shumë po bën …
Më shumë...Qazim Doda: Njeriu i padëshiruar, Avni Spahiu
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës. Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta …
Më shumë...Faton Mehmetaj: Deri kur do të tolerohet veprimtaria e strukturave paralele serbe në Kosovë? I
(Strukturat paralele serbe në Policinë e Kosovës, shkaqet dhe pasojat) Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm, atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e …
Më shumë...Fatmir Graiçevci: Dick Marty, kryehetues i KE-së dhe maja e ajsbergut e një politike të hapur antishqiptare
Serbia e ndihmuar edhe nga qarqe ndërkombëtare po ja del që të kaluarën e vet kriminale ta mbulojë me gënjeshtraHapat e fundit që janë ndërmarr në kuadër të Bashkimit Evropian, kanë dërguar mesazhe se vendet që duan të integrohen në Bashkimin Evropian dhe të mos ndëshkohen asnjëherë për krimet …
Më shumë...Tri TV-të e vendit, kryekëput në shërbim të klaneve politike (Koment redaksional i Radio-Kosova e lirë)
Ndihmesën më të madhe klasës politike të Kosovës ia kanë bërë dhe po ia bëjnë mediumet e papërgjegjshme, që janë vënë nën tutelën partiake, apo qeveritare. Aktualisht tri TV-të kryesore të vendit janë bërë zëdhënës tejet besnikë të klasës politike dhe qeveritare të vendit. RTK-ja tashmë po kontrollohet nga Qeveria e Kosovës …
Më shumë...Isuf Ismajli: “Në qoftë se dikush të lidhë, po bëre përpjekje do të zgjidhesh, ndërsa po u lidhe vetë nuk mund të të zgjidhë askush”
Shumë shpesh dëgjohen zëra të ndryshëm në Kosovë, por edhe në trojet të tjera shqiptare se pavarësinë do të na e japin se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës do të shpërblehen me pavarësinë nga ndërkombëtarët etj. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit është e ditur se lirinë dhe të drejtat s`t`i …
Më shumë...RKL: Çerdhet e horrave, apo horrat e strofujve të mbetur të Serbisë në Kosovë
Helmimi i opinionit përmes medieve, në Kosovë ka vazhduar edhe pas luftës, kur gazetarët, analistët dhe disa nga “intelektualët” shqiptarë, të cilëve iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e Atdheut, gjatë kohës së luftës së UÇK-së, u rikthyen “ngadhënjimtarë” pas kordonëve ushtarakë të NATO-s, në korrik-gusht të vitit 1999, ndërsa …
Më shumë...RKL: Të ashtuquajturit gazetarë profesionistë të Kosovës, marrin në mbrojtje kanakaren e gazetarisë pro serbe, Jeta Xharra
I ashtuquajturi “Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës”, merr në mbrojtje kanakaren e gazetarisë titiste dhe pro serbe në vendin tonë, Jeta Xharra, e cila ka ngritur akuzë kundër drejtorit të gazetës së përditshmes, “InfoPress” dhe katër bashkëpunëtorëve, si dhe kundër disa personaliteteve me rëndësi të luftës dhe të paqes …
Më shumë...Vdiq veterani i luftës së UÇK-së, Mehdi Emin Qeriqi
Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, në moshën 76-vjeçare ka vdekur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehdi Emin Qeriqi. Varrimi i të ndjerit u bë sot, në orën 15.00, në varrezat e lagjes Qeriqi, në Krojmir. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë, familjarë të veteranit …
Më shumë...Dr: Shefqet Krasniqi: Në Kosovë ende ka probleme
Ndonëse kaluan dymbëdhjetë vite që nga çlirimi i vendit nga okupatori, kaluan edhe tri vite nga pavarësia e Kosovës, me gjithë atë problemet ende nuk u zgjodhën. Ani pse problemet në tërësi asnjëherë nuk do të zgjidhen, jo vetëm në vendin tonë, por askund në tërë botën, ngase jeta është …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
