Lajmet

Kardiologët dhe Prokuroria akuzojnë njëra tjetrën se po bëjnë presion

Pas zgjerimit të hetimeve të Prokurorisë në rastin “Stenta” kardiologët kanë thënë se do ta bojkotojnë punën e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nga sot ata do të trajtojnë vetëm rastet emergjente dhe se nuk do t’i trajtojnë pacientët tjerë. Mjekët kardiolog kanë thënë se ata do ta bojkotojnë punën …

Më shumë...

Gjuriq: Kryeministri Isa Mustafa ka gënjyer për epilogun e dialogut të fundit në Bruksel

Zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është cituar të ketë deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka gënjyer për epilogun e dialogut të fundit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka interpretuar jo saktësisht epilogun e raundit të fundit të dialogut mes Beogradit dhe …

Më shumë...

Opozita planifikon të mbajë protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje

Opozita planifikon të mbajë protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje deri më 17 shkurt. Njoftohet se partitë opozitare janë duke pritur reflektim nga Qeveria deri më 17 shkurt dhe nëse deri atëherë ajo nuk jep dorëheqje dhe t’i shpall zgjedhjet e parakohshme, atëherë protestat do të shpeshtohen.  Nëse …

Më shumë...

Nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e AP të KE-së

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve …

Më shumë...

OEK alarmon se situata aktuale politike po ka ndikime negative në fushën e ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se situata aktuale politike në vendin tonë po ka ndikime negative në fushën e ekonomisë. Kjo situatë po ndikon që të zvogëlohen investimet e jashtme në Kosovë por edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, …

Më shumë...

Mogerini takohet dhe me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në selinë e Shërbimit të Evropës për Veprim të Jashtëm, ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, për dialogun Prishtinë-Beograd. Ndërsa, raportohet që paraprakisht Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. …

Më shumë...

27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Shqiptarët, shpëtuan hebrenjtë

27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare e Holokaustit, me ç’ rast përkujtohen miliona viktima të gjenocidit, që kishte kryer  Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare …

Më shumë...

Visar Ymeri: Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Ymeri ka thënë se Vuçiqi është duke e mbajtur Mustafën në xhep. “Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon …

Më shumë...

Ka humbur jetën në moshën 39-vjeçare, Samed Elshani, vëlla i dëshmorit, Ramadan Elshani

Nga pasojat e një aksidenti tragjik, në fshatin Davidoc të Shtimes, ditë më parë ka humbur jetën,  Samed Elshani, me vendbanim në Shtime,  vëlla i dëshmorit të kombit, Ramadan Elshani. Varri i të ndjerit bëhet sot në orën 12.00 në varrezat e Shtimes.  

Më shumë...

Limaj: Kryetarin e Shtetit duhet ta zgjedhë populli dhe pazaret e partive politike

 Kryetari i Nismës për Kosovën është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e kryetarit  të vendit duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit. Deri tash, është argumentuar mjaftueshëm që të ndërrohet mënyra …

Më shumë...

Rexhepi: Të tejkalohet kriza, e pastaj të flitet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të ulen në bisedime për tejkalimin e krizës, çka sipas tij, do të krijonte mundësi për të shqyrtuar çështjen e presidentit. Ai konsideron se tani është me rëndësishme që të ketë tejkalim …

Më shumë...

Opozita nis aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’

Partitë e bllokut opozitar sot kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët …

Më shumë...

Thaçi: Populli ynë ka shpëtuar shumë familje hebreje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka përkujtuar se shqiptarët, të rreshtuar përkrah forcave aleate, kanë shpëtuar familje të shumta hebraike. “Kosova nderon dhe kujton sot viktimat e Holokaustit. …

Më shumë...

‘Blic’: Beogradit po i bëhet presion për të pranuar vendimin e Kushtetueses

Mediet serbe kanë nisur spekulimet e tyre mbi epilogun e takimit të sotëm në Bruksel midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Sipas të përditshmes serbe ‘Blic’, përfaqësuesit e BE-së do të bëjnë përpjekje që të bindin Beogradin për të pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave …

Më shumë...

Serbia ndikon në draft-rezolutat evropiane për Kosovën

Të enjten në rend të ditës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jetë votimi i draft-rezolutës “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”, e cila është përgatitur nga deputeti spanjoll, Augustin Conde. Por, diplomacia serbe po tregohet jashtëzakonisht e efektshme kur vjen puna për hartimin …

Më shumë...

Grabovci: Nuk bisedojmë për zgjedhje të parakohshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka hedhur poshtë kërkesën e partive opozitare për të biseduar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka thënë se është ende herët për të biseduar për një gjë të tillë. “Për Partinë Demokratike të Kosovës është shumë …

Më shumë...