Lajmet

Kuvendi gjatë muajit shkurt pritet të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimëror më shumë sesa parashihet me rregullore. E edhe pse po kalon një muaj, për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.  Kryesia e Kuvendit nuk caktoi datën e seancës së …

Më shumë...

Selimi: Serbia i ka përgjuar edhe ndërkombëtarët në Kosovë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se agjentët serbë përpos qytetarëve të Kosovës, kanë përgjuar edhe personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë kryer në llogari të shërbimit të fshehtë rus. Pas publikimit të skandalit se BIA serbe ka kryer përgjime telefonike në Vala …

Më shumë...

Koci: Lushtakun e kthyen në burg pa lejen e mjekëve

Pas dy ditë qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku është dërguar sërish në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të ditur se policia e EULEX-it e ka marrë Lushtakun pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar. Sipas avokatit Koci, …

Më shumë...

Haradinaj: Me pozitën bisedojmë vetëm për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të organizojë dhe të mbajë sa më parë zgjedhje të parakohshme. Mundësia e vetme dhe e fundit janë zgjedhjet. Nuk do të ketë funksionim normal të punës së …

Më shumë...

Në Bruksel do të bisedohet për vijën ajrore Prishtinë-Beograd

Në takimin e radhës në Bruksel, që do të mbahet nesër, në mesin e temave që do të bisedohen janë Asociacioni i Komunave Serbe si dhe një varg temash të tjera, të diktuara nga Beogradi. Sipas gazetës serbe ‘Danas’, në këtë takim zyrtarisht do të bisedohet për Asociacionin, targat e …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është takuar me kryetaren Jahjaga dhe kryekuvendarin Veseli

Zëvendës- kryeministri Hashim Thaçi sot është takuar me kryetaren e Shtetit, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.  Burime të medieve brenda Kuvendit të Kosovës kanë parë Thaçin duke hyrë në zyrën e Jahjagës dhe Veselit, derisa nuk dihet nëse takimet kishin karakter organizativ për seancën e zgjedhjes së …

Më shumë...

Zyrtarët serbë paralajmërojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Zyrtarët e Qeverisë serbe kanë shtuar paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Gjatë vizitës së djeshme në Ranillug, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim Admiralin Mark Ferguson

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.  Gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e …

Më shumë...

Pacolli: Presidenti të zgjedhet nga populli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti duhet të zgjedhet vetëm nga populli. Ai në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ka bërë të ditur se kryetari i shtetit duhet të zgjedhet nga populli, në të kundërtën, vendi do të hyjë …

Më shumë...

Thaçi priti në takim ambasadoren kroate në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ambasadoren e sapo-emëruar të Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq. Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores kroate, Thaçi vlerësoi se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe gjëra të përbashkëta. Me këtë rast, ai falënderoi ambasadoren kroate …

Më shumë...

BE mund të pezullojë Shengenin

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian, në takimin e djeshëm kanë vendosur që të përgatisin një bazë ligjore dhe politike për rikthimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit deri në dy vjet. Sipas ministrit holandez për Migrim, Dijkof Klaas, ministrat janë pajtuar për kërkesën drejtuar Komisionit Evropian rreth përgatitjes …

Më shumë...

Veteranët e UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e tyre

Në një komunikatë drejtuar medieve, veteranët e luftës së UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e veteranëve të luftës. Ata shprehen  të shqetësuar për shkak të shpërdorimit të buxhetit të vitit të kaluar prej 24 milionësh, i ndarë për pensionet e veteranëve sepse janë shfrytëzuar …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rrugën drejt ndryshimit. Tryeza u hap nga Kryetari, Visar Ymeri, i cili bëri një përmbledhje të dështimeve të koalicionit qeverisës dhe të dëmeve që ky koalicion i ka sjell …

Më shumë...

Kandiq: Heronjtë e shqiptarëve nuk janë përfshirë në krime kundër minoriteteve

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, shpreson se Gjykata Speciale do të ketë sukses dhe siç thotë ajo do ta përvetësojë publikun në Kosovë se heronjtë e popullit shqiptar nuk janë ata që janë përfshirë në krime kundër pjesëtarëve të minoriteteve dhe bashkëpunëtorëve të pretenduar të …

Më shumë...

EULEX- i ndërpret shërimin e Sami Lushtakut në QKUK

Pas dy netësh qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku me erdhër të gjykatësit të EULEX-it është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Avokati i tij, Arianit Koci, thotë se kjo u bë pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar. Ai konsideron se kjo është shkelje …

Më shumë...

Vujiçiq: Përveç komunitetit serb në hartimin e statusit të AKS-së të përfshiohen edhe malazezët

Përveç komunitetit serb në hartimin e Statusit të AKS-së. do të duhej që të përfshiheshin edhe komunitetet tjera ka thënë kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq. Gjatë një interviste dhënë medieve, Vujiçiq, ka veçuar se për hartimin e statusit të AKS-së pret që të jetë paksa më …

Më shumë...