Lajmet

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhënës i këtij komisioni, Valmir Elezi ka thënë se procesi i regjistrimit ka zgjatur 11 ditë, nga data 26 nëntor deri më 6 dhjetor, gjatë të …

Më shumë...

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike

KQZ

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike; 3 koalicione; 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. “Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje, duhet të dorëzojnë përmes platformës …

Më shumë...

Kontestime mbi vendimin e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Paneli i Gjykatës së Apelit sot miratoi pjesërisht apelin e Salih Mustafës kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm të 16 korrikut 2025 për pagesën e normës së interesit mbi zhdëmtimin. Megjithatë, ky vendim ngre shqetësime mbi qartësinë dhe drejtësinë procedurale të sistemit gjyqësor. Analistët vërejnë se, duke e pranuar të …

Më shumë...

Sot bëhet tërheqja e shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve

Fletevotimet

Sot bëhet tërheqja e shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se sipas vendimit të ri, ceremonia e tërheqjes së shortit, e cila fillimisht ishte planifikuar për datën 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më …

Më shumë...

Haki Shatri: Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati po paraqet vetëm shifrat që i pëlqejnë

Eksperti i ekonomisë, Haki Shatri ka drejtuar kritika ndaj ministrit në detyë të financave, Hekuran Murati për të cilin ka thënë se po pasraqet vetëm shifrat që i pëlqejnë ndërsa po anashkalon treguesit negativë, që tregojnë për krizë të thelluar demografike dhe ekonomike në vend. “Nuk e di ky ministri …

Më shumë...

Ali Gashi: Mungesa e gjatë e institucioneve po dëmton drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe funksionimin e institucioneve

Ali Gashi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka tërhequr vërejtjen se mungesa e gjatë e institucioneve po dëmton drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe funksionimin e institucioneve. Ai ka theksuar se largimet nga administrata publike janë bërë trend edhe për shkak të pagave të ulëta dhe konkurrencës më …

Më shumë...

Sot në mesnatë përfundon afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë

Kryesuesja e Misiont të BE-së Viola von Cramon-Taubadel thotë se procesi i votimit po shkon me rregull

Sot në mesnatë përfundon afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Fushata elektorale, për këto zgjedhje, fillon më 17 dhejtor. Deri më tani, kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë …

Më shumë...

Ferat Shala: Sektori i energjisë është kapur nga politika

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ferat Shala ka konstatuar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final. Ai ka theksuar më tutje se menaxhmenti ka punuar vetëm për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë politik, duke dëmtuar …

Më shumë...

KFOR informon diplomatët e QUINT-it dhe BE-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të QUINT-it dhe BE-së në selinë e misionit në Kampin Film City, në Prishtinë. Në takim morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si edhe përfaqësues të Francës, SHBA-së dhe Turqisë. Sipas …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Kompetencat e Kryesisë pas shpërbërjes së Kuvendit cenojnë standardet demokratike

Xhavit Haliti

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën e krijuar pas shpërbërjes së Kuvendit dhe të drejtën e kryeparlamentarit në detyrë, Dimal Basha, për të marrë pjesë në ceremoni zyrtare. Haliti tha se “deri në themelimin e Kuvendit të ri, Dimal Basha mbetet kryetar, dhe nënkryetarët kanë mandat …

Më shumë...

Nait Hasani: Bashkimi i PDK-së për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nait Hasani ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha forcave brenda Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se vetëm një PDK e bashkuar mund të jetë më e fuqishme dhe të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës. “Me PDK-në e bashkuar, …

Më shumë...

LDK kritikon menaxhimin e energjisë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë në vend, duke e konsideruar atë një nga skandalet më të mëdha që po dëmton themelet ekonomike të Kosovës. Ndërsa disa aktorë politikë fokusohen te çështje të parëndësishme, përfaqësues të LDK-së po ndjekin çështjet …

Më shumë...

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Në një komunikatë publike, ai thekson se kandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të gjatë, i bazuar në përkushtim dhe shërbim ndaj vendit, një traditë që vjen nga …

Më shumë...

Xhavit Jashari nga SHFD e UÇK-së fton qytetarët në protestë në Shkup më 13 dhjetor

Xhavit Jashari, nga SHFD e UÇK-së, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të marrin pjesë në një protestë masive më 13 dhjetor në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 13:00. Jashari ka theksuar se protesta organizohet në mbështetje të krerëve të UÇK-së dhe për të shprehur solidaritet …

Më shumë...

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së përballë Gjykatës Speciale. Përveç gjykimit për krime lufte, më 24 shkurt 2026 do të nisë edhe procesi për pengim të drejtësisë, ku pritet të paraqiten tre dëshmitarë kryesorë deri më …

Më shumë...

Arsim Bajrami: Përdorimi i simboleve jokushtetuese nga Lista Serbe kërkon reagim institucional

Arsim Bajrami

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. PZAP-ja vlerësoi se moscertifikimi i kësaj partie ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, një vendim i ngjashëm me dy rastet e mëhershme. …

Më shumë...