Çerkin Dukolli: Shqiptar kudo që jeni, urime festa e 28 Nëntorit

Luftëtari i Lirisë Çerkin Dukolli, ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Nëntorit, ku ka shkruar: “Shqiptar kudo që jeni, urime festa e 28 Nëntorit. Pafundësisht krenar me të kaluarën tonë historike si komb. Përjetësisht falënderues të gjithë atyre patriotëve  për përpjekjet e tyre politike e çlirimtare  në ruajtjen e identitetit kombëtar ndër breza e periudha të ndryshme kohore. Nderim e mirënjohje deri në përulje sakrificës sublime të bijave dhe bijve, heronj të kombit të rënë gjatë gjithë periudhave historike të kombit shqiptar nga Skënderbeu e deri te epoka Legjendarit Adem Jashari. Gëzuar kuq e zi. Festojmë Nëntorët e Lavdisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Gjon Serreqi e Bahri Fazliu

Ndonëse ishin në të 20-at e tyre, të dy ishin prijës shembullorë të dy lëvizjeve …