Cilët janë 6 deputetët e Vetëvendosjes, që krahas pasurive së tyre milionëshe kanë marrë edhe karburante "falas"

Cilët janë 6 deputetët e Vetëvendosjes, që krahas pasurive së tyre milionëshe kanë marrë edhe karburante “falas”

Nga lista prej 12 deputetëve që kanë marrë më së shumti karburante “falas”, 6 deputetë janë  të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, 2 deputetë të AAK-së, 2 deputetë të PDK-së, 1 deputet i LDK-së dhe një deputete e SDU-së.

Edhe pse vetëvendosja verbalisht e “ligjërisht” propagandon se është parti e majtë, se ka në program barazinë sociale, se interesohet për shtresat e varfra, se lufton korrupsionin dhe ata që pasurohen nga burime të panjohura, se nuk ka deputetë të pasur, se është ajka e partive të pastra, se Vetëvendosja është parti në shërbim të popullit e sa e sa lëvdata të tjera,  e vërteta është krejt ndryshe. Deputetët e Vetëvendosjes janë më të pasur sesa ata të partive të tjera, shumë prej tyre janë të akuzuar për vepra penale, të dhunës dhe banditizmit, shumë prej tyre kanë deklaruar pasuri disa milonëshe, ndërsa në një analizë të publikuar ditë më parë, në medie e portale,  lidhur me shfrytëzimin e parasë publike, madje edhe të derivateve për veturat private  doli se janë shërbyer me të mirat a favoret e pushtetit 36 deputetë nga 67 sa është numri total i atyre që janë vetë-shërbyer me paratë e buxhetit të Kosovës.

Nga 12 më të zellshmit që kanë marrë derivate deri 810 euro në muaj, për t’ i ndjekur pesë gjashtë seanca mujore  në Kuvend, pesë janë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, një i listës Guxo të Vjosa Osmanit dhe gashtë të tjerë nga tri parti politike.

Në mesin e më satrapëve në gëlltitjen e parave për derivate të veturës është deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, i cili mori 630 euro nga buxheti i shtetit për derivate, derisa në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai posedon të mira materiale në vlerë prej 1 milion e 461 mijë euro.

Deputeti i LVV-së vozit një veturë të tipit Audi A8L, e cila ka vlerë 50 mijë euro.

Përveç kësaj në bazë të deklarimit të pasurisë për vitin 2021, deputeti i LVV-së nuk duket të ketë shumë nevojë për paratë e derivateve që i mori nga buxheti i shtetit, pasi ai posedon pasuri të patundshme 1 milion e 405 mijë euro, derisa pasuri të tundshme ka 55 mijë euro, të cilat të gjitha i ka deklaruar si pasuri të përbashkëta. Ai në pronësi të tij ka 6 banesa, 2 shtëpi,2 objekte afariste njërin në kuadër të shtëpisë, parcelë toke në Pejë, lokal afarist dhe 2 garazha me tre podrume.

Njëra ndër deputetet  më të përfolura në lidhje me shumën që mori për derivate është  deputetja e Vetëvendosjes,  Yllëza Hoti. Ajo u përfol shumë për arsye se mori paratë për derivate ani pse nuk ka veturë, të paktën jo të deklaruar në pasurinë e saj, si dhe menjëherë pas raportimit për shpenzimet e derivateve ajo e largoi nga llogaria e saj personale, informatën që banon në Prishtinë duke lënë kështu vetëm vendlindjen e saj,  në Prizren. Në total pasuria e saj dhe familjes në bazë të deklarimit në AKK arrin shifrën prej 319 mijë e 596 euro duke mos përfshirë pagat vjetore të saj dhe familjes. Pasuri të paluajtshme ajo në deklarimin e pasurisë për vitin 2021 ka të deklaruar 308 mijë euro që përfshijnë shtëpi, banesë dhe dy parcela tokë të saj dhe të familjes. Pasuri të luajtshme nuk posedon derisa në bankë ka një shumë prej 10 mijë e 168 euro. Derisa pagë vjetore ka deklaruar 26 mijë e 205 euro. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë nuk posedon veturë fare, përderisa për derivate të paguara nga Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 810 euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi nuk posedon fare veturë, kurse për  derivate të paguara nga Kuvendi i Kosovës, ka shpenzuar 690 euro.

Në total pasuri në emër të tij dhe të familjarëve ai posedon 129 mijë euro. Deputeti Abrashi pasuri të patundshme ka deklaruar një shtëpi në vlerë të 90 mijë euro, ndërsa para në banka 1 mijë e 350 euro. Kurse të hyra vjetore të tij dhe bashkëshortes i ka të deklaruara 39,092.13 euro. Detyrime financiare ndaj bankave ai i ka 2.000 euro.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku në total pasuri të saj dhe të familjes posedon 541 mijë e 980 euro duke përfshirë edhe të hyrat vjetore për vitin 2021.  Ajo posedon pasuri të luajtshme që përfshin një veturë në vlerë 7 mijë euro. E për shpenzimet e veturës së saj ajo nga buxheti  shtetit ka marrë 660 euro. Kredi në banka në vlerë 825 euro dhe të hyra vjetore nga pagat dhe mëditjet – 31 mijë e 480.

Pasuria e deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, së bashku me familjen e tij arrin vlerën 431 mijë euro. Pasuri të paluajtshme ai posedon shtëpi, banesë, villë malore në vlerë prej 370 mijë euro, së bashku me familjen. Pasuri e luajtshme – dy vetura në vlerë 36,000 Kredi 12 mijë euro për blerjen e makinës- afati i pagesës për 5 vite si dhe 25 mijë euro para të gatshme në banka. Të hyrat së bashku me bashkëshorten 2 mijë e 677 euro. Pavarësisht kësaj Haxhi Abvyli mori  nga buxheti i shtetit 630 euro për shpenzime të derivateve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha posedon pasuri prej 237 mijë e 500 euro së bashku me familjen. 200 mijë prej tyre janë pasuri e paluajtshme që përfshin 2 parcela tokë, shtëpi të papërfunduar, banesë e dyqan. Derisa në kuadër të pasurisë së luajtshme ai posedon dy vetura, një të prindit dhe një veturë personale në vlerë prej 17 mijë e 500 euro, e nga buxheti i shtetit për veturën e tij ka marrë 570 euro për të udhëtuar deri në Kuvend. Ndërsa posedon edhe aksione në një shoqëri komerciale të cilat kapin vlerën e 20 mijë eurove. Por kur është fjala për derivate ai ka marrë 570  euro. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …