Brickos

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime

Disa nga deputetët e “derivateve” nuk janë lypsa (serbisht, prosjak,) por janë zhvatës të buxhetit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit  të Kosovës  nuk janë lypsa ( serbisht, prosjak, sikur shprehet një profesor universiteti) por janë zhvatës të buxhetit të Kosovës, janë zhvatësit e taksave dhe tatimeve tona që i derdhim në arkën e Shtetit. Por jo të gjithë deputetët bëjnë kështu dhe nuk janë vetëm deputetët që plaçkitin Buxhetin e Kosovës. Edhe më shumë zhvatin zyrtarët e Qeverisë prej krye-qeveritarit me shpurën e këshilltarëve, zëvendës-këshilltarëve, ministrave, zëvendës-ministra, këshilltarë ministrash  e zëvendës-ministrash, sekserë bodigardë, shoferë…

Është tërë një aparat zhvatës që bën luftë për ta marrë pushtetin, në radhë të parë për marrë nën kontroll buxhetin e vendit tonë që është i barabartë me  shumën e buxhetit të një  lojtari të  njohur  të futbollit, në Evropë.

Po kështu një segment zhvatësish e parazitësh vegjeton edhe në Presidencën e Kosovës, ku janë rrogat e nivelit evropian të Kosovës me buxhet të një vendi afrikan.

Se ku e si derdhet paraja publike, tashmë e di çdo qytetar i interesuar i vendit.

Po nuk janë  të pakët ata qytetarë të mashtruar që ia kishin dhënë besimin një partie të vetëquajtur të majtë, duke besuar në kauzën e tyre e cila doli të jetë më mashtruesja nga të gjitha ato  para saj. Kjo me të vërtetë është për të ardhur keq, por këto janë rezultatet. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …