The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Cilët janë Pontie Pilatët e Evropës po bëhen gati të kryqëzojnë çlirimtarët e Kosovës

  1. Gjykata Speciale ndërkombëtare kundër UÇK-së

Tashmë është e largët dita kur Pontius Pilati romak urdhëroi kryqëzimin e Jezusit nga Nazareti, jo se kishte bërë ndonjë faj ndaj Romës, e cila asokohe mbante të pushtuar Izraelin dhe gati gjysmën e botës,  por se bashkëkombësit e tij e kishin akuzuar  atë për keqinterpretim të traditës hebraike dhe për përhapje të ideve të rrezikshme.

Në kohën kur Pilati kishte pyetur turmën se, cilin do ta lironte nga ekzekutimi, në ditën e tij të posaçme, Jezusin apo  Barabanë, ata kërkuan lirimin e  Barabait. 2004 vjet më vonë mulati peruan, Jose Barajber, asgjësoi 500 klavikula shqiptarësh të masakruar nga serbët e Milosheviqit, në Kosovë  dhe bashkë me kryqtarin, Dik Martinoviq e disa të tjerë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, (gjoja si përkthyes) mori eshtra për t’i kontrabanduar në një shtëpi të një shqiptari në Lurë të Matit, në Shqipërinë pa zot,  ku mendjet e çoroditura kryqtarësh kishin projektuar një spital horror, futurist virtual, në të cilin  gjatë luftës qenkan marrë  organet fizike  të serbëve nga UÇK-ja, pjesëtarë e së cilët vdisnin në mungesë të një injeksioni.

Ashtu ishte kurdisur, si mot si sot  2019 vjet më vonë

Pushtuesi i njëjtë, fara shekullore e ADN-së kryqtarë, e njëjtë. Lufta e njëjtë, një fe kundër fesë tjetër, pushtuesi, po ai i para 2019 viteve, por tani me emër tjetër, shumë më i fortë, mijëra herë më i fortë dhe për një të vrarë nga soji  i vet, vret 10000 nga soji  tjetër, pa çka se edhe ata janë njerëz, krijesa të Hyjit, por qenie pa vlerë sepse kanë tjetër ADN fetare, i besojnë një Zoti tjetër, edhe pse të dyja palët, kryq e hënë, na  thonë se është vetëm një Zot.

“Tempullarët” e Evropës së krishterë, të cilët janë caktuar për të bërë gjyq luftëtarëve të çlirimit të Kosovës janë:

Keith Raynor nga Britania e Madhe, sot mike e Kosovës, por vendi ku një shekull më parë janë marrë vendime historike për copëtimin në pesë pjesë të trojeve të Shqipërisë, vendime që janë në fuqi  edhe sot.

Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), në Holandë.  Banorët krishterë të këtij shteti kanë qenë dhe po mbesin të  njohur për urrejtjen patologjike kundër jo-krishterëve. Trupat paqeruajtëse holandeze, në gusht të vitit 1995, “morën në mbrojtje” mijëra myslimanë, burra, gra fëmijë, me qëllim gjoja për t’i shpëtuar nga masakruesit serbë. Në kohën kur ata ishin grumbulluar në një Luginë të Srebrenicës, në marrëveshje paraprake me Shën trininë vrastare-djallëzore serbe: Milosheviq, Karaxhiq Mladiq,  ata nga të katër anët filluan sulmin me të gjitha armët që dispononin mbi popullatën duarthatë, vetëm sepse ishin myslimanë, edhe pse  ata flisnin të njëjtën gjuhë me serbët, por të parët e tyre, qindra vjet më parë kishin “tradhtuar” fenë krishterë dhe ishin bërë islamë. Ky ishte tagri që ata paguan për gjysh-stërgjyshërit e tyre, për mëkatet e tyre të pafalshme, madje në emër të Krishtit e të krishterëve të martirizuar.

Kjo është Holanda nikoqire që i pret “përzemërsisht” shqiptarët, që luftuan për çlirimin e vendit të tyre dhe që morën guxim të vrasin kriminelë të Serbisë, aq sa mundën, edhe pse ata vrisnin 100 shqiptarë për një serb. Në këtë praktikë ata gjatë luftës në Kosovës ekzekutuan barbarisht e mizorisht shqiptarët në tërë territorin e Kosovës.

Anne Power-Forde nga Irlanda, e cila e ka provuar mbi kurriz pushtimin e robërinë, por tani ia ka hedhur.

Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji, vend i njohur për pjesëmarrje në kryqëzata, vend që nga fara e dikurshme e tempullarit  Breivik, lindi Anders Breivikun, vrasësin  serik, kryqtarin e njohur nga  Norvegjia.

Pastaj vinë me radhë:

Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali.

Emilio Gatti, Itali

Kai Ambos, Gjermani

Christoph Barthe, Gjermani

Michael Bohlander, Gjermani

Thomas Laker, Gjermani

Nicolas Guillou, Francë

Guénaël Mettraux, Zvicër

Vladimir Mikula, Republika Çeke

Andres Parmas, Estoni

Michèle Picard, Francë

Kenneth Roberts, Kanada

Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Mappie Veldt-Foglia, Holandë

Christine van der Wyngaert, Belgjikë

Cila është struktura kombëtare e gjyqtarëve të krishterë të Evropës, Amerikës e Kanadasë që do të marrin pjesë në gjykimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të krerëve të saj?

Më së shumti ka gjermanë, 4 gjyqtarë, sepse i kemi miq dhe i duam shumë, sikur zakonisht e do robi të zotin, padronin. Kështu dikur stërgjyshërit tanë i kanë dashur dhe u kanë bërë temenanë pashallarëve e bejlerëve, agallarëve e maskarenjve.

Edhe Franca, Italia dhe Holanda, tri shtete “mike” të shqiptarëve kanë dërguar nga dy gjyqtarë tempullarë besnikë të krishterimit të kohës së “Papa Inoçentit”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e duam me mish e shpirt, ashtu sikur dikur gjysh-stërgjyshërit tanë e deshën me Shpirt Turqinë, e Babën Mbret kanë caktuar një gjykatës, por edhe kryeprokurorin, Inkuizitorin e Madh, Villiamson.

Pastaj  shtetet si Zvicra, Kanadaja, Çekia, Estonia, Belgjika, Norvegjia,

Irlanda, Anglia kanë  dërguar vetëm nga një anëtar. Numri 19 akordon me numrin e shteteve të bombarduan Serbinë, në kohën kur botën përparimtare demokratike e udhëhiqnin demokratët e vërtetë, Klinton, Olbrajt, Klark, Kuk, Bler etj. Tani këta do ta shpaguajnë bombardimin e NATO-s duke i shpallur viktimat kriminelë e kriminelët viktima.

Ky është “borxhi” që  Evropa e krishterë po iu kthen serbëve të bombarduar “padrejtësisht” nga Amerika e NATO-ja, në pranverë të vitit 1999.

Hetohet lehtë fakti se në radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, nuk ka gjyqtarë grekë, serbë, bullgarë, rusë, të krishterë ortodoksë. Nga bota sllave është vetëm një sllav, çek.  Ky kujdes i Evropës është shumë inteligjent, sepse ata duan të shfaqen të paanshëm dhe sa do ta mbrojnë drejtësinë mbetet për t’ u parë.

Ne miqve, ua falim besimin, kështu e kemi me kanun të Lekës, kështu ka na mbetur në ADN, sepse ADN-ja jonë është e përzier gjenetikisht me krejt ata që na kanë lëvruar gjatë shekujve, kështu që tani jemi këta që jemi, laramanë fetarë, shtirakë hipokritë, zuzarë që  këndojnë këngë trimërie e në kohën e trimërisë, iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e përgjakur dhe e djegur e atdheut.  Nga ADN-ja e përzier vijnë dëshmitarët e mbrojtur, pa identitet, vijnë nga soji i shqiptarit lindor.

“ E, Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë, që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nënë, besën e nderin e vet, për të mos thënë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët, ashti si ujqit që vejnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet,  kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi. Është gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nëpërmjet fesë islame, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonë është një dhunti fatale e krishterimit euro-aziatik”….

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Edhe një gënjeshtër u demantua, Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE dhe …