Çlirim Haziri: Asnjë dëshmorë nuk do të ishin, ata që ishin sikur të mos kishin nëna dhe gra si nëna ime

Çlirim Xhavit Haziri: Asnjë dëshmorë nuk do të ishin, ata që ishin sikur të mos kishin nëna dhe gra si nëna ime

Nën patronatin e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore në nderim të heroit të kombit Xhavit Haziri. Një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti edhe djali i heroit të kombit Xhavit Haziri, Çlirim Haziri. Ai e ka falënderuar nënën e tij e të cilën e quan heroinë për mundin dhe sakrificën e saj për ta rritur dhe edukuar atë dhe vëlluan e tij. “Nuk me takon mua që të flas për babin tim se të gjithë ju e keni njohur më mirë se unë atë. Por unë sot do të flas për nënën time, heroinën time, e cila na ka rritur më mund e sakrifica mua dhe vëllaun tim Shqipërimin dhe na ka këshilluar se si ta duam kombin dhe familjen dhe se si duhet të ecim të fortë dhe të përballemi me sfidat jetësore. Prandaj asnjë dëshmorë, asnjë hero i kombit nuk do të ishin, ata që ishin sikur të mos kishin nëna dhe gra sikur nëna ime”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …