Në një konferencë të organizuar nga ministria e Jashtme, ministri Enver Hoxha ka folur për pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, duke i dhënë mësime Londrës për vështirësitë që do të ketë. Mirëpo analisti amerikan, eksperti i mirënjohur i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, tha se më e mira që do të mund të bënte Kosova, pas Brexit-it, është ta plotësojë sovranitetin e saj, të krijojë një ushtri të aftë për ta mbrojtur këtë sovranitet dhe të përpiqet të krijojë vende pune. Server ka thënë se duhet pasur kujdes si po zgjidhet kufiri me Malin e Zi, pasi që shumë shpejt ai do të jetë kufi i NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …