Dardan Molliqaj është liruar nga burgu bashkë me aktivistët që u arrestuan gjatë protestës kundër Trandafiloves

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar bashkë me aktivistët që u arrestuan gjatë protestës kundër Trëndafiloves. Ai u shpreh me këtë rast  se dhuna joproporcionale e policore u pa dhe nuk ka justifikim. Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti, u liruam. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah e është  politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa, tha dardan Molliqaj duke falënderuar të gjithë përkrahësit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i kibernetikës në Gjykatën Speciale, Peter Kun Szabo, tërhiqet nga pozita

Koordinatori i programit të sigurisë së informacionit në kuadër të Gjykatës Speciale, Peter Kun Szabo, …