Dardan Sejdiu: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator, partitë po presin vendimin e Speciales

Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se pret që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të lirohen më 16 shtator, duke vlerësuar se procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka arritur të dëshmojë akuzat për të cilat janë gjykuar. Sejdiu tha se partitë politike nuk kanë interes të arrijnë një marrëveshje për zhbllokimin e institucioneve para kësaj date, pasi, sipas tij, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale. “Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara të kenë zgjidhje të temës së institucioneve para datës 16 shtator. Besoj shumë që zoti Kurti kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës”, deklaroi ai. Sejdiu u shpreh i bindur se ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen, duke argumentuar se gjatë procesit nuk janë dëshmuar pretendimet mbi të cilat është ngritur aktakuza. “Mendoj se ky ka qenë një prej budallaqeve më të mëdha në këtë proces, sepse për çka janë ftuar atje është dëshmuar se nuk ka ndodhur. Nuk shoh ndonjë mënyrë se si të mos dalin të lirë. Megjithatë, këtë vendim e presin të gjitha partitë politike”, tha Sejdiu. Ai shtoi se deri në atë periudhë nuk pret zgjedhjen e një presidenti të ri të Kosovës, duke vlerësuar se vendi do të vazhdojë të funksionojë me ushtrues detyre të presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Me akademi përkujtimore në Therandë nderohet atdhetari Hysen Gega

Në një atmosferë dinjitoze, të mbushur me respekt, emocione dhe krenari kombëtare, në Therandë u …