Sot në Syriganë të Skenderajt rivarrosen Osman Osmani e Rexhep Rexhepi të vrarë dhe zhdukur 23 vite më parë nga forcat serbe

IML konfirmon se mbetjet mortore në Kalludër janë njerëzore, vazhdojnë gërmimet në Zubin Potok

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël, në komunën e Zubin Potokut, janë me origjinë njerëzore dhe paraqesin interes mjeko-ligjor, ndërsa procesi i gërmimeve do të vazhdojë në ditët në vijim. Mjeku i IML-së, Ditor Haliti, bëri të ditur se ekipet kanë dalë në terren me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kryer vlerësimin fillestar të mbetjeve mortore. Sipas tij, ekzaminimet paraprake kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbetje njerëzore, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor është vendosur që fillimisht të sigurohet lokacioni dhe të krijohen kushtet për zhvillimin sa më profesional të procesit të zhvarrimit. Në aksion po marrin pjesë Instituti i Mjekësisë Ligjore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe komponenta e EULEX-it në kuadër të IML-së. Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është ende herët për të dhënë detaje shtesë, duke theksuar se prioritet mbetet zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe respektimi i të drejtës së familjeve për të mësuar vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Ai shtoi se çdo informacion fillimisht do t’u komunikohet familjarëve, e më pas opinionit publik. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet dhe gërmimet në terren po vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Me akademi përkujtimore në Therandë nderohet atdhetari Hysen Gega

Në një atmosferë dinjitoze, të mbushur me respekt, emocione dhe krenari kombëtare, në Therandë u …