Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për terrorizmin përmendi edhe Kosovën. Raporti theksin se kërcënimi nga ekstremizmi islamik ishte në rritje në Kosovë, i mbështetur pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikonin ideologji ekstremiste që shfrytëzuan mediet sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar mbështetës. Afërisht 315 luftëtarë të huaj terrorist nga Kosova udhëtuan për në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in apo Frontin al‑Nusrah Front, nga të cilët rreth 58 janë vrarë. Qeveria e Kosovës po zbaton një strategji gjithëpërfshirëse dhe një plan veprimi kundër ekstremizmit islam. Drejtoria kundër terrorizmit e policisë së Kosovës po shton mundësitë e saj duke shtuar personelin, duke zhvilluar njësinë kundër terrorizimit.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …