Brickos

Daut Bajraktari: Shqiptarët kanë lëvizur nëpër trojet e veta dhe nuk panë pushtuar troje të popujve të tjerë

Shqiptarët gjatë historisë së tyre shumë shekullore kanë lëvizur, janë shtrirë dhe janë vendosur brenda trojeve të veta, pasi Iliria e dikurshme shtrihej në tërë Gadishullin e Ballkanit, i cili dikur është quajtur edhe Gadishulli Ilirik. Luftërat shumta Iliro-romake bënë që Iliria e dikurshme të dobësohej e të ndahej, ndërkohë që pas luftërave të shumta me hunët, avarët, filloi edhe depërtimi  e mongolëve e popujve të tjerë të lindjes.

Në atë kohë kishin arritur edhe hordat plaçkitëse e shkatërrimtare sllave nga përtej Dnjeprit e Karpateve, dhe ishin vendosur dhunshëm në trojet ilirike të Ballkanit. Dinastia e Nemanjidëve e ndryshoi hartën etnike të Ballkanit, ku me shekuj të tërë kanë jetuar vetëm ilirët, keltët, dakomëzezët, rumunët,  pellazgët e grekët.

Serbët vetë e pranojnë se nga shekulli i shtatë dhe i tetë i epokës sonë janë vendosur në trojet e Ballkanit, por mohojnë ta kenë shkatërruar tërë një qytetërim.

Në shekullin nëntë ata ishin vënë në Perandorinë Romake e më vonë Bizantine. Ata madje për popullin e tyre pranuan edhe emërtimin Servia, (Serbia) që do të thotë vendi i shkllevërve, i shërbëtorëve  Servia servus-Servi.

Më dobësimin e Perandorisë Osmane dhe formimin e Rusisë Cariste, sllavët në Ballkan fituan një përkrahje të fuqishme madje edhe nga shtetet e krishtera të Evropës.

Rusia pas shumë përpjekjeve bashkë me Francën krijuan edhe shtetet sllave të Ballkanit, e njohur si Jugosllavia, fillimisht si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve më vonë si  RSFJ deri në vitin 1989 kur filloi edhe shkatërrimi i saj definitiv.

Serbët pushtuan popujt e tjerë si hungarezët dhe dojçerët në Vojvodinë, shqiptarët dhe boshjakët në Sanxhak, Shqiptarët në Toplicë, në Kosovë e në Maqedoni.

Ata aktualisht po mundohen ta ndajnë e ta marrin edhe një pjesë të Kosovës në Veri, edhe pse mbajnë të pushtuara tri komuna shqiptare sikur janë Medvegja, Bujanoci e Presheva.

Serbët kanë qenë e kanë mbetur pushues dhe fqinj të këqinj, pasi kanë përgjakur të gjithë popujt e Ballkanit, përveç grekëve, që i konsiderojnë vëllezër nga feja. Ata sllavë që depërtuan në Greqi u greqizuan me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …