Dedë Abazi: Së bashku më shumë shqiptarë të besimit katolik ishim pjesë e pandashme e luftës për çlirimin e vendit

Dedë Abazi: Së bashku më shumë shqiptarë të besimit katolik ishim pjesë e pandashme e luftës për çlirimin e vendit

Ish-ushtari i UÇK-së, Dedë Abazi, i cili i takon besimit katolik, me të lexuar aktakuzat e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ku thuhet se “janë vrarë katolikë”, ka reaguar menjëherë duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur luftë fetare. Abazi ka thënë se së bashku më shumë shqiptarë të tjerë të besimit katolik ishin pjesë e pandashme e luftës për liri. Me këtë rast, ai ka bërë thirrje që të mos fyhet lufta e shenjtë e UÇK-së me aktakuza të tilla qesharake.

Të kujtojmë me këtë rast se në luftë për çlirimin e Kosovës nga robëria barbare serbe kanë rënë dëshmorë luftëtarët  emblematikë, të UÇK-së si Pal Paluca, Gasper Karaçi, Mark Avdyli, Tomë Gjokaj, Zef Gjokaj, Mark  Leshi, Prenë Leshi,  Memë Leshi, Kolë Lleshi e dhjetëra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …