Dega e PDK-së në Gjilan kërkon rritjen e subvencioneve për familjet e dëshmorëve

Dega e PDK-së në Gjilan kërkon rritjen e subvencioneve për familjet e dëshmorëve

Në takimin e radhës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të Degës së PDK-së në Gjilan, u diskutua për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Gjilanit, për mungesën e kohëpaskohëshme të furnizimit me terapi dhe çështje të tjera që po e vështirësojnë shëndetësinë gjilanase. „Pas reagimit tonë lidhur me vonesën e pagave, nga tetori 2016, për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, megjithatë, ndonëse jo të gjitha pagat, Komuna reflektoi me një pagë për këta punëtorë”, ka potencuar me këtë rast, dr. Enver Murtezi, kryetar i komisionit. Ndërkaq, nga ky takim, doli kërkesa për Komitetin për Shëndetësi, respektivisht, për anëtarët e PDK-së në këtë komitet, dhe për Grupin e Këshilltarëve të PDK në KK të Gjilanit, njëkohësisht,  që duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së  subvencioneve (tani është 130 €), për familjet e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …