Dega e PDK-së në Prizren: Fituesi përcaktohet pas numërimit të votave me kusht

Dega e PDK-së në Prizren: Fituesi përcaktohet pas numërimit të votave me kusht

“Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj”. Kështu thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga PDK dega në Prizren.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj,  ndër të tjerash falënderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor. “PDK i falënderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …