Dehari ndërpret seancën pasi VV-ja nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit1

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e së enjtes pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emër për kandidatin për kryetar të Kuvendit. Gjatë vazhdimit të seancës, kryesuesi kërkoi nga grupi më i madh parlamentar të paraqiste kandidatin për kryetar të Kuvendit. Megjithatë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi asnjë emër. Pas kësaj, Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Katër muaj pa terapi për një paciente me kancer

Deputetja e PDK, Sala Jashari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben …