Dritëhije historie dhe trashëgimi: Vizitë në Muzeun Arkeologjik dhe Etnologjik të Istogut

Dritëhije historie dhe trashëgimi: Vizitë në Muzeun Arkeologjik dhe Etnologjik të Istogut

Në Muzeun Arkeologjik dhe Etnologjik të Istogut, u pritem nga udhëheqësi i këtij institucioni, arkeologu Azem Sylaj. Përmes shpjegimeve të tij profesionale, shpaloset pasuria e pasur kulturore e kësaj treve, ku një vend të veçantë zënë artefaktet me vlerë të rrallë historike që datojnë që nga periudha e neolitit, duke dëshmuar për jetën dhe civilizimin e hershëm në këtë rajon.

Istogu, një trevë e pasur me trashëgimi shpirtërore e materiale, ruan me xhelozi gjurmët e shekujve në Muzeun e tij Arkeologjik dhe Etnologjik. Ky institucion shërben si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe të tashmes, ku secili eksponat tregon një histori më vete mbi qytetërimin, traditën dhe kulturën e banorëve të kësaj zone.

Po aq mbresëlënëse është edhe sektori etnologjik, i pajisur me një koleksion të pasur eksponatesh që pasqyrojnë mënyrën e jetesës, artin dhe punën e përditshme të banorëve të kësaj ane. Vizitorët mund të shohin nga afër veshje tradicionale të punuara me mjeshtëri, vegla të vjetra pune, enë kuzhine që përshkruajnë mikpritjen e dikurshme, si dhe vegla muzikore popullore që kanë shoqëruar breza të tërë në gëzime e hidhërime.

Në hyrje të muzeut, u pritem nga arkeologu Azem Sylaj, njëherësh udhëheqës i këtij institucioni. Me një përkushtim të lartë profesional, ai na ofroj një pasqyrë të detajuar mbi eksponatet e ekspozuara, me fokus të veçantë te gjetjet arkeologjike që datojnë që nga periudha e neolitit. Artefaktet e kësaj periudhe dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimin e hershëm shoqëror e ekonomik në trevën e Istogut.

Përveç pasurisë antikitetit, muzeu ruan me dinjitet edhe historinë më të re të vendit. Një hapësirë e veçantë u është kushtuar relikteve të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. uniformat, pajisjet dhe gjërat personale të dëshmorëve e luftëtarëve të kësaj treve bartin kujtesën e përpjekjeve për liri, duke u afruar vizitorëve një takim prekës e krenar me qëndresën e popullit tonë.

Në këtë mozaik vlerash, muzeu pasurohet vazhdimisht edhe përmes kontributit të personaliteteve që i kanë dhënë shtytje arsimit dhe kulturës lokale. Një shembull i shquar është humanistja Behide Hasanaj, e cila njihet për mbështetjen e saj të vazhdueshme materiale në shkolla dhe në projekte të ndryshme komunitare, si dhe si ndërmjetësuese e iniciativave me interes publik.

Një pjesë e rëndësishme e veprës së saj është ruajtja e kujtesës kolektive: trashëgimia e saj shkrimore është dorëzuar për ruajtje në Muzeun e Istogut, duke mbetur një dëshmi e çmuar për gjeneratat e ardhshme dhe një model i lartë i kontributit qytetar në shërbim të arsimit dhe kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

“Portrete Krijuesish” – Forumi i Intelektualëve të Shtimes i kushtoi një tryezë të veçantë jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizoi …