Demokracia Studentore: Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim

DS: Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Republikën e Kosovës ka reaguar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA. Përmes një reagimi të bërë për media, Demokracia Studentore kërkon nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi për përjashtimin e AKA nga ENQA. “Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim nga Qeveria e këtij mandati dhe kështu Agjencia e Kosovës për Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Politizimi i institucioneve të arsimit është një dëme shumë i madhe që po ju shkaktohet Kosovës në këto vitet e fundi, andaj ne si organizatë kërkojmë nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi para opinionit për dëmet e vazhdueshme që po na shkaktojnë ne studenteve, përjashtimi nga ENQA i shuan ëndrrat tona që të studiojmë jashtë shtetit”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …