Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për vitin 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. 65 deputetë votuan pro, nga 65 sa votuan. Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, arriti të votohet edhe buxheti duke evituar kështu krizë institucionale sa i përket buxhetit dhe pagave në sektorin publik. Kuvendit i ka mbetur edhe dy pika në rendin e ditës dhe ato janë Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​ Ndërkaq, më herët është miratuar edhe Ligji për Pagat si dhe Projektligji për detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit dialogues. Buxhetin për këtë vit e kanë kundërshtuar,  LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …