leoni

NATO

Deputetët e vendeve evropiane kërkojnë që BE dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Deputetët e vendeve evropiane e konsiderojnë të rëndësishme që BE-ja dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ata përkrahin angazhimin e institucioneve të vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO. Kryetari i komisionit të mbrojtjes në parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos, ka folur për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur i bindur se dialogu do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO. Ai tha se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. “Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e të gjithë Evropës dhe kjo për arsye historike dhe se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, gjithçka që shtetet evropiane, Bashkimi Evropian dhe NATO mund të bëjnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon, është në të mirë të Kosovës dhe në të mirë të Evropës”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …