Arben Gashi

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka adresuar kritika kundër Qeverisë rreth situatës së krijuar në Deçan

Deputeti nga radhët e LDK-së Arben Gashi ka adresuar kritika ndaj Qeverisë rreth situatës së krijuar në Deçan, pas helmimit të mbi 1500 qytetarëve. Sipas Gashit, në këtë komunë po mungon shteti, pasi siç shprehet ai, kryeministri Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët e tij. “Është duke u marrë me do punë interesante në Greqi për më shumë se një javë, ka thënë Gashi. Deri më tani po dyshohet se helmimi i qytetarëve të Deçanit ka ardhur nga uji i pijes, por që ende nuk ka një raport zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …