Iryna Friz

Deputetja e Ukrainës, Iryna Friz, bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Irina Friz, ka falenderuar, kryetaren Vjosa Osmani dhe ish-ministren Vlora Çitaku për përkrahjen publike ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të Rusisë. Deputetja Friz ka bërë thirrje për njohje të Kosovës duke shkruar se vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, raporton.  “Faleminderit shumë ndaj miqve nga Kosova, në kohën e kërcënimit të invazionit nga Rusia. Jam e bindur që Ukraina duhet të mbështes miqtë e vërtetë që kanë zgjedhur pavarësinë e tyre. Është koha që të refuzohen standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në vendin tonë, por ata që edhe përkundër kërcënimit me konflikt shprehin mbështetje për shtetin tonë. Vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, që në të kaluarën është bllokuar nga politikat e Rusisë në Ballkan”, ka shkruar, Irina Friz.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …