Dërguti: PSD-ja dallon qartazi nga partitë e koalicionit qeverisës, si dhe nga binomi i momentit LDK – Vetëvendosje

Aida Dërguti: PSD-ja dallon qartazi nga partitë e koalicionit qeverisës, si dhe nga binomi i momentit LDK – Vetëvendosje

Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Aida Dërguti, thotë se kjo parti brenda këtyre gjashtë muajve ka krijuar profilin politik në skenën politike të Kosovës. Ajo ka thënë se ata dallojnë tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës dhe ato të opozitës. “Përpjekja dhe zhurma e dy partive të tjera opozitare për ta krijuar përshtypjen se jemi të afërt me pushtetin ka vetëm një motiv: të ndërtojnë konstruksione fiktive te zgjedhësit, sepse tashmë është e qartë se Partia Socialdemokrate ka krijuar profilin e saj politik në skenën politike të Kosovës. PSD-ja dallon tashmë qartazi nga partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, si dhe nga binomi i momentit LDK – Vetëvendosje”, ka thënë Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …