Deri në ora 15.00 në komunën e Besjanës kanë votuar 29.76 % të votuesve ndërsa në Mitrovicën Veriore 30.3%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në ora 15.00 në komunën e Besjanës kanë votuar 29.76 % të votuesve ndërsa në Mitrovicën Veriore 30.3%. Gjatë konferencës për medie, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme. Pjesëmarrja e tillë në zgjedhje është kanë edhe në vitin 2017. Konferenca e radhër për medie është paralajmëruar se do të mbahet pas pak orës 19.00, kur do të mbyllen edhe qendrat e votimit ndërsa rezultatet e para preliminare do të paraqiten rreth orës 21.00.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …