Albin Kurti

Dorëzohen grevistët, Albin Kurti shënon fitore në ditën e “Republikës së tretë”, më 1 tetor

Pas pesë javë grevë në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka njoftuar se e ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023. Kryetari i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj tha se me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve dhe kolegëve kudo ku janë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi më 25 gusht. Atyre që na fyen e na linçuan ua lë në fytyrën e tyre. Këshillat grevistë kanë bërë punë të shkëlqyer, prandaj si Këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të punojmë sipas shumicës. Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. “Këtë pezullim po e bëjmë për hir të nxënësve. Qeveria le të merret me kërkesat tona. Uroj që qeveria Kurti të ketë marr mësime nga kjo grevë. Detyrë e jona është që kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma tjera… Pezullimin po e bëjmë për të dëshmuar që e dimë se çka është procesi mësimor, tha Rrahman Jasharaj.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …