Gëzim Kelmendi

Dr. Gëzim Kelmendi: Skandal e turp është ngritja e pagave dhe mëditjeve për deputetët

Kryetari i Partisë FJALA. dr.Gëzim Kelmendi, kritikoi ashpër vendimin për rritjen e pagave dhe mëditjeve për deputetët. Vendimi për rritjen e pagave dhe mëditjeve për deputetët që sapo morri komisioni parlamentar për buxhet dhe financa është vendim i turpshëm dhe skandaloz, vendim kundër mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të Kosovës. E kam kundërshtuar mandatin e kaluar, do ta kundërshtoj edhe këtë mandat këtë vendim të turpshëm dhe skandaloz. Është turp dhe skandal, të rriten pagat dhe mëditjet për deputetët,  ka thënë Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …