Dr. Hysni Bytyçi: NJЁ PIRAMIDЁ PЁR TUTANKHAMONIN E KOSOVËS?

 


Ka kohë që po diskutohet nëpër korridoret e Kuvendit të Kosovës për një ligj të posaçëm, lidhur me familjen dhe monumentin e ish-kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova. Herën e par kur u njoftova për këtë mendova së dikush po bën shaka, sepse askujt me kokë të ftohët nuk do t’i shkonte mendja për një gjë të tillë. Thashë në vete kjo nuk mund as të diskutohet me sinqeritet bile. Kosova është vendi ma i varfër në Evropë. 60% të popullsisë së aftë për punë janë të pa punë. Qindra familje të dëshmorëve janë pa kulm mbi krye, sektori i shëndetësisë në gjendje te mjerë, pensionerëve në vend të pensionit për punën ku e kanë lanë shëndetin e tyre, e shumë të tjerë edhe shpirtin duke kontribuar 40 vite me radhë, një numër i madh prej tyre edhe me qindra metra nën sipërfaqe të tokës, tani iu jepen 40 Euro të cilat nuk mjaftojnë as sa për të mjekuar një dhëmbë, nëse kanë ndonjë të tillë… Po kujt do i ra ndërmend ta shtrojë këtë pyetje në parlament. Besoja se anëtarët e Parlamentit të Kosovës të cilët janë betuar se nuk do ti tradhtojnë votuesit as që dëshirojnë të diskutojnë për këto budallaqe. Mendoja, mendoja por nuk më doli ashtu. Këto ditë lexova në shtyp se ky propozim kishte mbërri në Kuvend Disa “partizanë” te devotshëm të Ibrahim Rugovës, të cilët nuk shohin më shumë se dy metra para veti, nuk i shohin problemet a popullatës së mjerë, ata para syve e kanë Piramidën e Mbretit TUTANKHAMON. Është e drejtë e tyre, kanë të drejtë liderit të vet t’i ngrehin jo një piramidë, por edhe dy bile. Mundë të ngritin busta e piramida sa të duan, por jo me kontributin e popullit të mjerë, jo me buxhet të Kosovës dhe në vende publike. Në pronat e tyre private e me kontribut të tyre hiq mos të ndalën. Njerëzit e tillë bëjnë gjithçka. Kaligula, e kishte shpallur kalin e vet për konsull dhe kali i tij kishte vend të posaçëm në kuvend. Por tani ato kohëra kanë kaluar. Nuk dua të besoj se në Parlamentin e Kosovës kemi edhe ndonjë konsull, dua të besoj se kemi vetëm parlamentarë të ndërgjegjshëm. Këto ditë lexova se Austria i kishte dhanë një ndihmë Kosovës për shkollimin e lartë, prej 3.000.000 Euro, kur një tjetër donator i kishte dhanë Kosovës 6.000.000 Euro për ndihmë emergjente këta “deputetë” sharlatanë tentojnë ta plaçkitin popullin në mënyrë perfide. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Vetë në hapsane a jep sadaka për dritare.” Kosova mezi i plotëson detyrimet e veta duke marrë ndihma nga donatorët a ngrit mauzole! Kemi mësuar së monumente janë ngrit në shumë vende nëpër botë, por edhe që janë rrënuar sa i qelë e i mbyll sytë. Stalini për atë botë në sistemin socialist kishte merita të mëdha. “Partizanët” e tij i ndërtuan një mauzole fenomenal. Kur ai vdiq në 1953, kur erdhën në pushtet do “partizanë” të tjerë mauzoleu u shkatërrua me themel. Në sheshin e Tiranës “partizanët” e Enver Hoxhës i kishin ngritë një përmendore më të madhe se ajo e Skënderbeut. Ishin shpenzuar shumë e shumë para për atë përmendore madhështore. Por kur e morën pushtetin “partizanët e Sali Berishës, jo vetëm që e hoqën nga sheshi e zvarritën me kamion nëpër rrugët qytetit. Pra zonja e zotërinj deputetë, mos harroni se sikur ata vëllezërit tanë në Shqipëri edhe në Kosovë kemi “demokratë” të pacivilizuar e të pa ndërgjegjshëm, një mentalitet e kemi, mos i jepni shansin të tillëve që ta tërheqin zvarrë bustin e Rugovës nëpër rrugët e Prishtinës e në të tjera vende publike. Ibrahim Rugova nuk ishte as i kalibrit të Stalinit, e as i Enver Hoxhës e aq ma pak një TUTANKHAMON!. Stalini dhe Enveri bile në periudhën kur kanë sunduar edhe kanë kontribuar. Ndoshta edhe keq, por veprimi ka qenë i dukshëm. Kontributi i Rugovës është barazi me zero. Nëse përjashtohen konferencat për shtyp të premteve, ai tjetër kontribut nuk ka dhanë për këtë popull. Rugova tërë kohën deri sa ka qenë “kryetar” dhe kryetar i Kosovës për çështjen kombëtare nuk ka vepruar asgjë. Gjatë luftës Çlirimtare në Kosovë, ai luftëtarët i ka quajtur djelmosha të frustruar, grupe në shërbimin e Policisë së Serbisë, kërkonte nga FBI që ta dërgonte një ekip ekspertësh në Kosovë për t’i zbuluar këto grupe që po e prishkan paqen … Në kulm të luftës kur më së gjysma e popullatës së Kosovës u dëbuar nga trojet e veta, kur vajzat dhe djemtë ma të mirë të Kosovës luftonin heroikisht në truallin kosovar, kur familje të tëra po pushkatoheshin nga barbarët okupues, kur maunat natë e ditë bartnin kufoma të shqiptarëve për në liqenin e Gjerdapit, në liqenin e Kokin Brodit e në Batajnicë, Rugova pinte visky në Beograd me Millosheviqin dhe bënte apel tek NATO që t’i ndalonte bombardimet Serbisë, duke shtuar se Millosheviqi ishte faktor i rëndësishëm për paqe dhe bisedime në Ballkan. Pra të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, mos luani me dinjitetin e popullit, mos e keqpërdorni mandatin që iu ka dhanë populli. Leni ato llafe të vjetra, lëni më piramidat, e monumentet. Mos shpenzoni djersen e popullit për budallaqe të tilla. Mendoni pak me kokë. Rugova nuk ka qenë TUTANKHAMON, mos u merrni shumë më atë, lëreni të qetë në amshim. Kthehuni jetës normale. Ndërtoni për të gjallët sepse ata kanë përparësi në krahasim me të vdekurit. Mjafton ajo që e keni varrosur “pejngamerin” e juaj atje ku nuk e kishte vendin. Mos lypni shumë se e humbni edhe atë që e keni. Mos irritoni popullin ma me veprime të tilla, se me të vërtetë e keni tepruar!

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …