DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XX

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 49

Relacion mbi zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë gjatë muajve Maj-Qershor 1981.

Vjenë, më 10 korrik 1981

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga fillimi i lëvizjes se fuqishme patriotike në Kosovë për të kërkuar të drejtat e njohura më kohë nga kushtetuta Jugosllave dhe për të kërkuar të drejtën e statusit të republikës se Kosovës në kuadrin e federatës jugosllave. Kjo është një lëvizje e drejtë që synon afirmimin kombëtar të popullit shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera të Jugosllavisë dhe si e tillë u mbështet e do të mbështetet fuqimisht e më vendosmëri nga Partia, Qeveria dhe populli ynë dhe nga Republika Popullore Socialistë e Shqipërisë.

Megjithëse akoma nuk dihen hollësira si filloi kjo lëvizje, platforma, drejtimi dhe organizimi i saj, në baze të të dhënave të pjesshme mund të bëhen disa përgjithësime e të nxjerrën disa konkluzione të cilat do të thellohen e verifikohen më kalimin e kohës.

Kjo lëvizje e ka burimin në disa faktorë prej të cilëve më kryesoret duket të janë:

  1. Në ndjenjat e thella patriotike të popullit shqiptar të Kosovës. Kosova ka qenë një nga qendrat më të fuqishme të lëvizjes se Rilindjes Shqiptarë. Megjithatë Fuqitë e Mëdha, më anë komplotesh të fshehta dhe traktatesh të padrejta në caktimin e kufijve të Shqipërisë lanë jashtë shtetit shqiptar një pjese të mire të territoreve të saj në favor të Jugosllavisë! Këtë padrejtësi populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të Jugosllavisë nuk e kanë harruar dhe nuk do ta harrojnë kurrë! Politika serbomadhe e qeverisë se Beogradit të kohës se kraleve dhe të periudhës se Titos që ka synuar dhe synon zhdukjen fizike dhe asimilimin e popullit shqiptar të Kosovës nuk kanë mundur t’ia arrijnë qëllimit!

Populli i Kosovës nuk e ka ndërprerë asnjëherë luftën për afirmim kombëtar dhe për të fituar të drejta të barabarta më popujt e tjerë të Jugosllavisë. Disa fitore të pjesshme të arritura më luftë dhe përpjekje në vitet 60 u benë baze për të zhvilluar më tej luftën në kushtet e sotme për të realizuar të drejtat që i përkasin në kuadrin e Federatës Jugosllave. Ato krijuan mundësi që të merrte një zhvillim më të madh në Kosovë zhvillimi i arsimit në të gjitha nivelet deri në hapjen e Universitetit të Prishtinës, që u be një baze e fuqishme e lëvizjes patriotike të popullit të Kosovës, si dhe në rritjen e ndërgjegjes se re patriotike. Këta faktorë duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjes patriotike të Popullit të Kosovës, në rritjen e vazhdueshme të dashurisë se tij për Shqipërinë socialistë, Partinë tonë dhe shokun Enver.

  1. Prapambetja e madhe ekonomike në të cilën është lenë Kosova nga udhëheqja revizionistë, shovinistë dhe antishqiptarë e Beogradit dhe mohimi i të drejtave të barabarta politike më popujt e tjerë të Jugosllavisë është një faktor tjetër i rëndësishëm i ngjarjeve të fundit në Kosovë.

  1. Politika e drejtë marksistë leninistë e PPSH dhe mësimet e shokut Enver në tërësi dhe në mënyrë të veçantë ndaj Kosovës dhe demaskimit të revizionizmit jugosllav dhe të sistemit të vet-administrimit kanë luajtur një rol të fuqishëm ideologjik dhe politik në rritjen e ndjenjës kombëtare të popullit të Kosovës. Ato kanë shtuar dashurinë për R. P. S. të Shqipërisë, për Partinë dhe shokun Enver, për socializmin e vërtetë që ndërtohet në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë për rritjen e lëvizjes patriotike e revolucionare në Kosovë ka pasur politika e zgjuar, e shkathet dhe më perspektive që kanë ndjekur Partia dhe Qeveria jonë në marrëdhëniet shtetërore më Jugosllavinë duke e kanalizuar këtë në radhe të parë më Kosovën. Kjo krijoi mundësi që të zgjeroheshin në mënyrë të vazhdueshme kontaktet në dy drejtime, të njerëzve tanë që shkonin në Kosovë në baze të marrëveshjeve të përfunduara dhe të kosovareve që vinin në Shqipëri.

Është e kuptueshme dhe e qartë se revizionistët e Beogradit nëpërmjet këtyre kontakteve synonin të influenconin në degjenerimin e sistemit tonë socialist dhe nëpërmjet lidhjeve tona më Kosovën, mund të realizonin ëndrrën e tyre të vjetër-të bënin Shqipërinë Republikën e tyre të shtatë.

Në lëvizjen patriotike të Kosovës tërheqin vëmendjen:

  1. Karakteri i përgjithshëm popullor që morri kjo lëvizje, megjithëse në fillim morri shkas nga pakënaqësitë e çfaqur nga studentët e Universitetit të Prishtinës. Megjithëse të dhënat janë akoma të pjesshme dhe të paverifikuara plotësisht, ngjarjet e muajit mars në Universitetin e Prishtinës duket se ishin spontanë. Ato më vonë jo vetëm që u zgjeruan, por në to u përfshinë të gjitha shtresat e popullit të Kosovës, në qytet dhe në fshat. Për më tepër ngjarjet e mëvonshme, në ndryshim nga ato të parat, treguan se ato kishin organizim dhe drejtim si dhe një platformë të përcaktuar dhe të matur më kërkesa që në kushte të caktuara më luftë dhe përpjekje mund të realizohen. Më ndonjë përjashtim nuk pati parulla që të kalonin caqet e të drejtave kushtetore dhe njohjen Kosovës statusit të Republikës.

Po kush i organizoi dhe i drejton ngjarjet në Kosovë? Çfarë procesi do të ndjekin ato dhe ku do të arrijnë? Këto janë disa pyetje që kanë rëndësi të madhe dhe që kërkojnë përgjigje, por që në nuk kemi mundur akoma tu përgjigjemi. Në po punojmë dhe do të punojmë më të gjitha mundësitë që të sigurojmë të dhëna për të arritur që në baze të fakteve tu japim përgjigje këtyre pyetjeve.

  1. Ngjarjet në Kosovë të muajve mars dhe prill elektrizuan popullsinë shqiptarë edhe në viset e tjera të Jugosllavisë si dhe kosovaret, dibranët etj, që ndodhen në Evropën Perëndimore. Autoritetet jugosllave morën masa të shumta, të menjëhershme policore dhe ushtarake që kjo lëvizje të mos përhapej në tëre viset shqiptarë në Jugosllavi dhe këtij qëllimi ia arritën, të paktën në fazën e tanishme të ngjarjeve. Por ato nuk mund të ndalojnë lëvizjen patriotike të Kosovareve në vendet e Evropës Perëndimore dhe në vendet e tjera të botës, në mbështetje të ngjarjeve në Kosovë. Në të kundërtën këto lëvizje solidariteti vazhdojnë të rritën dhe të forcohen dhe janë bërë shqetësonjëse për udhëheqjen revizionistë të Beogradit.

  1. Lëvizja patriotike në Kosovë pati mbështetjen e menjëhershme dhe të vendosur të PPSH dhe të RPS të Shqipërisë. Qëndrimi ynë ndaj këtyre ngjarjeve është parimor, marksist-leninist. Këtu kemi të bëjmë më një lëvizje patriotike, revolucionare për afirmim kombëtar, për të fituar të drejtat e njohura nga kushtetuta jugosllave dhe për të fituar statusin e Republikës që i është mohuar padrejtësisht popullit të Kosovës. Në kemi mbështetur dhe përkrahur çdo lëvizje patriotike dhe revolucionare të kësaj natyre të popujve të vendeve të ndryshme të botës. Aq më tepër në kemi përkrahur dhe do të përkrahim lëvizjen patriotike revolucionare të popullit të Kosovës që është i një gjaku më në dhe pjese përbërëse e trungut të popullit e atdheut tonë të cunguar padrejtësisht. Në si marksistë-leninistë i jemi përmbajtur dhe u përmbahemi parimit të vetëvendosjes se popujve deri në shkëputje.

Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme e Partisë dhe e vendit tonë e ngjarjeve në Kosovë i dha force dhe besim popullit të Kosovës për të vazhduar më me vendosmëri luftën e filluar për të fituar të drejtat e tij të mohuara padrejtësisht, i krijoi bindje se kërkesat e parashtruara prej tij janë të drejta dhe se duhet të ece në rrugën filluar deri sa të realizoje këtë të drejtë.

  1. Në lëvizjen patriotike të popullit të Kosovës për afirmim kombëtar dhe fitoren e të drejtave të parashtruara vihen re disa fenomene shumë pozitive:

  1. a) Rritja e madhe e ndërgjegjes kombëtare. Kjo e ka burimin si në faktorët e brendshëm, traditat patriotike, vrullin që morri zhvillimi arsimor i fituar më luftë dhe përpjekje gjatë 10-vjeçarit të fundit, ashtu dhe në faktorin e jashtëm, në mbështetjen që i ka bërë partia dhe vendi ynë çështjes se Kosovës e viseve të tjera të Jugosllavisë të banuara nga shqiptarët, demaskimit ideologjik e politik të revizionizmit titist jugosllav, si kali i Trojës në lëvizjen komunistë e punëtore ndërkombëtare, demaskimit të sistemit të vetadministrimit jugosllav si teori dhe praktike kapitalistë dhe nevojës për të përmbysur këtë sistem, që populli i Kosovës dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë të shpëtojnë nga shfrytëzimi kapitalist, shkathtësisë dhe largpamjes se politikes se Partisë dhe Qeverisë sonë që në marrëdhëniet më Jugosllavinë përparësi ju dhanë marrëdhënieve të vendit tonë më Kosovën dhe kontakteve direkt më të në të dy drejtimet. Të gjitha këto i hapen sytë popullit të Kosovës se ku po i shpie revizionizmi titist popujt e Jugosllavisë dhe bashke më ta dhe popullin shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera të Jugosllavisë, i shtuan dashurinë e madhe për Partinë tonë, për Shqipërinë socialistë, për socializmin e vërtetë që ndërtohet në Shqipëri dhe për “Bace Enverin”. Kjo ka shumë rëndësi për Kosovën dhe për mbrojtjen e RPS të Shqipërisë.

  1. b) Realizimi i një kompaktësie dhe solidariteti të paparë i të gjithë popullit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit. Shumë të rëndësishme në këtë drejtim janë pajtimi i gjaqeve, për të marre gjakun jo kundër vëllait shqiptar, por kundër serbit; mospranimi i të rinjve të plagosur në ngjarjet në Kosovë për të dale jashtë Jugosllavisë për tu mjekuar në shenjë solidariteti më shokët e tyre që nuk i kanë mundësitë për ta bërë këtë; dhënia e ndihmave materiale e monetare familjeve të të vrarëve për të jetuar; sigurimi i barnave nga kosovaret që ndodhen në vendet e Evropës Perëndimore dhe futja e tyre në Kosovë për të mjekuar të plagosurit; forcimi i marrëdhënieve, lidhjeve, solidaritetit e unitetit midis tyre në interes të çështjes se Kosovës. Më pak përjashtim emigracioni kosovar nuk preokupohet më tani si të siguroje punë jashtë orarit për të nxjerre më shumë fitime, por çfarë të beje për tu ardhur në ndihmë lëvizjes patriotike të Kosovë, për ta bërë atë sa më të njohur më vendin ku ndodhet. Simbas pohimeve të vetë kosovareve ata nuk e kanë ndjere kurrë më parë vetën kaq afër e të bashkuar më njëri tjetrin si tani.

  1. c) Në Kosovë si dhe në Kosovaret që ndodhen jashtë është në proces forcimi i vigjilencës dhe i diferencimit të elementit patriot nga Elementët tradhtare në shërbim të UDB-se, nga emigracioni reaksionar kosovar dhe shqiptar. Përpjekjet e këtyre të fundit për të marre drejtimin e demonstratave që bëhen në përkrahje të luftës se popullit të Kosovës për të realizuar të ashtuquajturin bashkim të gjithë kosovareve në interes të çështjes se madhe kombëtare janë duke dështuar. Kosovaret ju shmangen tentativave të UDB-se për ti komprometuar më anë femrash imorale që i kanë sjelle më shumice nga Jugosllavia. Kanë refuzuar tentativa komprometimi më anë parësh për të vrare Elementë të njohur patriotë kosovar. U janë përgjigjur UDB-basheve se për çdo kosovar që mund të vritet do të hidhet në ere një konsullatë jugosllave.

ç) Është shumë pozitiv fakti që interesimit të vazhdueshëm që tregojnë kosovaret për qëndrimet e Partisë dhe të Qeverisë tonë për artikujt e “Zërit të Popullit” kushtuar çështjes se Kosovës, për veprat e shokut Enver, për literaturën patriotike. Porsa marrin vesh sa ka ardhur një material i ri nga Shqipëria vrapojnë në qendrat ku në dërgojmë këto materiale, mblidhen dhe i lexojnë kolektivisht, se një pjese nuk dinë të lexojnë mire, komentojnë dhe ju rritët besimi në çështjen e drejtë të luftës se tyre. Këto materiale i shumëfishojnë vetë, i shpërndajnë dhe i kalojnë dore më dore. Me gjithë vështirësitë e mëdha një pjese e tyre e fusin në Kosovë duke kaluar ilegalisht kufirin në këmbë. Kërkesat për materialet tona, për filma, për pjese teatrale për ti venë vetë në skenë, për të ardhur në Shqipëri si vizitore po shtohen gjithnjë e më shumë. Po gjejnë forma të reja punë të përshtatshme që i shpëtojnë syrit të UDB-se. Filmat kanë menduar dhe do ti çfaqin jo në lokale të mëdha, por në shtëpi më pak njerëz, duke blere e përdorur vetë aparate projektimi. Kur lexojnë kolektivisht materialet tona dhe vjen ndonjë element i dyshimtë e lenë leximin dhe ndërrojnë bisedën.

Në këtë situatë kur ka etje, dëshirë e nevoje të madhe për materialet tona është e nevojshme që të na sigurohen e të na dërgohen në nga qendra në mënyre të vazhdueshme materialet e mundshme.

  1. Qëndrimet e Partisë dhe të Qeverisë sonë në mbështetje të luftës se popullit të Kosovës i kanë bërë atij të qartë se platforma e kësaj luftë është e drejtë, se asaj duhet ti përmbahen më vendosmëri, se ajo është si në interes të Kosovës, të popullit të saj, të shqiptarëve që banojnë në viset e tjera të Jugosllavisë dhe të mbrojtjes se RPS të Shqipërisë. Vetëm duke ju përmbajtur kësaj platformë nuk kalohet në aventurizëm dhe nuk digjen etapat. Por zhvillimi i ngjarjeve ka treguar se si brenda në Kosovë ashtu dhe jashtë ka Elementë që janë të papërmbajtur, që nuk i kënaqin kërkesat për respektimin e të drejtave që ju njeh kushtetuta jugosllave dhe njohja e statusit të Republikës se Kosovës. Ata thonë dhe pretendojnë se shpëtimi i Kosovës dhe i viseve të tjera të Jugosllavisë të banuara nga shqiptarë është bashkimi i tyre më Shqipërinë. Ka gjithashtu Elementë që nuk janë të kënaqur që statusi i Republikës të kërkohet vetëm për Kosovë, por ajo të përfshije edhe viset e tjera të Jugosllavisë dhe që të gjitha të shkëputën nga Jugosllavia dhe të bashkohen më Shqipërinë. Në këtë grup njerëzish hyjnë ata që nuk janë të ngritur politikisht dhe ideologjikisht, por ka midis tyre edhe Elementë patriotë të ndershëm që jo vetëm e ndjejnë si dëshire, por edhe mendojnë të veprohet kështu. Në zonën tonë në kemi punuar e vazhdojmë të punojmë për tu shpjeguar këtyre kosovareve se parulla të tilla janë në dem të vetë Kosovës dhe Shqipërisë, se çdo gjë duhet bërë e matur në kohen e duhur. Natyrisht puna jonë në këtë drejtim është e diferencuar simbas personave më të cilët kemi të bëjmë. Mendime të kësaj natyre në disa Elementë ka edhe lidhur më përdorimin e dhunës dhe të antenave kundër konsullatave, ambasadave dhe diplomatëve jugosllave në vende të ndryshme, për rrëmbim avionësh të linjave jugosllave dhe ta përdorin këtë si presion për lirimin e të burgosurve kosovare, etj. Edhe në këtë drejtim kemi punuar e vazhdojmë të punojmë për ti sqaruar ato se këto jo vetëm nuk i shërbejnë, por janë në dem të luftës se popullit të Kosovës dhe cilave parimeve dhe formave të luftës ato duhet tu përmbahen.

Por rëndësia e qëndrimeve të partisë dhe të qeverisë sonë ndaj ngjarjeve në Kosovë e kalon kuadrin e mbështetjes se luftës se popullit të Kosovës dhe të mbrojtjes se të drejtave të popullit kosovar në kuadrin e Federatës jugosllave.

– Ato kanë kontribuar shumë për demaskimin e tëre politikes revizionistë titistë dhe të sistemit jugosllave në tërësi në arenën ndërkombëtare.

– Ato kanë ndihmuar që çështja e luftës se popullit të Kosovës për afirmim kombëtar, padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë duke lenë jashtë kufijve të atdheut gati gjysmën e territorit dhe të popullsisë se saj njihen në mbare botën.

– Ato kanë demaskua keq e prishur planet e komplotet e serbomëdhenjve që kanë marre revan për të siguruar mbas vdekjes se Titos hegjemoninë në federatën jugosllave në luftë më tendencat hegjemonistë kroato-sllovenë.

– Ato kanë demaskuar rende para opinionit publik evropian dhe botëror komplotin e madh dhe të rrezikshëm ruso-serbomadh në drejtim të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Ballkanit dhe rrjedhime të renda për prishjen e stabilitetit në tëre Evropën.

Në qëndrimet tona të shprehura në artikujt e “Zërit të Popullit”, lidhur më luftën e popullit të Kosovës janë shfrytëzuar më mjeshtëri të rralle jo vetëm kontradiktat brenda Jugosllavisë, por në një shkalle shumë më të gjere.

Të gjitha këto kanë ngritur në një shkalle të lartë zhdërvjelltësinë dhe largpamjen e diplomacisë të partisë dhe të qeverisë sonë, që kanë mobilizuar opinionin në shumicën e vendeve të Evropës dhe të vendeve të tjera të botës në favor të popullit të Kosovës dhe të qëndrimeve të drejta marksistë-leninistë të PPSH. Efektet e shfrytëzimit më mjeshtëri të kontradiktave kanë dhënë frytet e tyre pozitive edhe në vendet ku vepron përfaqësia jonë. Qarqet qeveritare, politike gazetareske dhe opinioni publik në Austri e ka pritur mire dhe e ka vlerësuar sa është përmendur në njërin nga artikujt e Zërit të Popullit mbi pretendimet jugosllave mbi minoritetin kroato-slloven në Karinthi që nuk i kalon 30 000-35 000 veta. Efekte akoma më pozitive ka pasur në Gjermani Perëndimore. Trajtimi në një artikujt e Zërit të Popullit të çështjes se një kombi gjerman të ndare në dy shtete, i rrezikshmërisë që paraqet prezenca e flotës ushtarake agresive rusë në Mesdhe për rrugët e furnizimit më energji nëpërmjet brigjeve të Italisë të vendeve të Evropës Qendrore dhe në mënyrë të veçantë Gjermanisë dhe Austrisë.

Simpatia ndaj këtyre qëndrimeve taktike të partisë tonë të bazuara në mësimet e shokut Enver ka gjetur shprehjen në të dhënat, shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtypin gjerman dhe austriak, të cilët në shumice kanë qenë pozitive si dhe në qëndrimet pozitive të shprehura kur ka qenë rasti në formë direkte ose indirekte nga personalitetet dhe diplomatët e këtyre vendeve. Rëndësi ka që përfaqësia jonë të shtoje më shumë veprimtarinë e saj në fushën e informacionit për të siguruar më shumë të dhëna dhe të thellohet më tej për të bërë propozime që ti shërbejnë shfrytëzimit të mëtejshëm të kontradiktave në vendet ku ajo vepron në të ardhmen. Në si përfaqësi na del detyre gjithashtu që jo vetëm të ndjekim e të nxjerrim konkluzione se sa do të influencojnë këto në marrëdhëniet e vendeve tona më vendet e zonës, por edhe të dimë të punojmë dhe ti shfrytëzojmë këto në kohe të favorshme për ti shërbyer këtij qëllimi brenda objektivave të përcaktuara nga Partia dhe Qeveria jonë. Këto çështje përbejnë për në një fushe të rëndësishme studimi që duhet ta thellojmë më shumë në të ardhmen.

Lufta e popullit të Kosovës për afirmim kombëtar, për arritjen e fitoreve të parashikuara dhe qëndrimet e drejta të partisë sonë në mbështetje të tyre i kanë bërë atij të qartë se liria nuk dhurohet por fitohet më gjak e sakrifica. Ky shpirt vendosmërie e sakrifice, më përjashtime të pakta të Elementëve të lëkundur, vihet re si brenda në Kosovë ashtu dhe nga Kosovaret që ndodhen jashtë, dhe në shqiptarët e viseve të tjera të Jugosllavisë. Ketë e pohojnë më gojën plot kosovaret jo vetëm në bisedat më ta, por edhe midis tyre. Shpendia1 që ndezi zjarrin në Kosovë nuk do të shuhet më tërror dhe demagogji. Lufta për të rifituar të drejtat e fituara më parë (që në kushtet e tanishme u mohohen) për të fituar të drejta të mëtejshme politike dhe për njohjen e statusit të Republikës, për të nxitur shpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, etj., do të vazhdojnë në forma të ndryshme më flukse dhe reflukse simbas situatave që do të paraqitën.

Jo vetëm brenda në Kosovë, por edhe në emigracionin ekonomik kosovar jashtë duket se ka përpjekje për organizim për ti bërë balle situatës dhe për ta çuar luftën përpara. Shumica dërrmonjëse janë të shqetësuar dhe të preokupuar si të japin kontributin e tyre për arritjen e qëllimeve që synon lufta e popullit të Kosovës.

Është pozitiv fakti që edhe më nxitjen tonë kosovare patriotë kanë marre dhe vazhdojnë të marrin kontakte dhe të krijojnë lidhje më organet e shtypit të zonës për tu dhenë materiale e fakte, për ti sqaruar çfarë po ndodh në Kosovë dhe për ti nxitur që të shkruajnë realitetin mbi to.

Ka interesim për të marre pjese në demonstratat e solidaritetit më luftën që behet në Kosovë dhe të dënimit të politikes se dhunës dhe të terrorit të përdorur në Kosovë nga Qeveria jugosllave. Është pozitive që në këto demonstrata ka organizim dhe drejtim përgjithësisht të mire. Kjo ka evituar që më nxitjen e Elementëve armiq, emigracioni reaksionar kosovar e UDB-asheve të ndodhin incidente dhe skandale gjatë demonstratave. Kjo ka krijuar simpati në popull për rregullin dhe disiplinën gjatë demonstratave atje ku ato janë zhvilluar.

Përpjekjet e elementit reaksionar për të marre drejtimin e demonstratave në zonën tonë, në fillim patën disa rezultate, kurse më vonë kjo mundësi atyre ju rrëshqiti nga duart. Prej tyre marrin pjese Elementë pleq dhe të moshuar si individë, por jo si drejtues të demonstratave. Diferencim midis elementit të shëndoshë patriot kosovar që përbën shumicën dhe emigracionit reaksionar e elementit tradhtar ka bërë që këta të fundit të mënjanohen. Por edhe ata nuk i kanë hedh armët. Më mënyra dhe metodat nga më të ndryshmet dhe më të stërholluara ata përpiqen të dalin më parulla demagogjike për bashkim të të gjithë shqiptarëve por për hir të interesit të lartë kombëtar, të mos shkojnë mbrapa, çfarë na ka ndare, por të shkojmë përpara, çfarë na bashkon etj. Natyrisht demagogjinë e tyre të maskuar nuk e kuptojnë gjithë kosovaret se edhe niveli i formimit të tyre në përgjithësi është i ultë. Kjo e bën të nevojshme dhe të domosdoshme që më punën tonë të punojmë edhe më shumë që të kuptohet mire politikisht nevoja e izolimit të emigracionit reaksionar nga pjesa tjetër e kosovareve dhe të rritët vigjilenca ndaj tyre.

  1. Qeveria jugosllave ka marre masa të gjithanshme për të penguar mbështetjen e luftës për të drejta të popullit të Kosovës nga emigracioni ekonomik që ndodhet jashtë vendit. Në këtë drejtim janë përdorur dhe përdoren metoda nga më të ndryshmet. Për ketë janë aktivizuar në Austri, Gjermani dhe Zvicër jo vetëm diplomatët, konsujt, korrespodentët e gazetave jugosllave, por edhe kuadro të përgatitur të dërguar apostafat nga Jugosllavia për këtë qëllim. Ata janë përpjekur dhe përpiqen tu mbushin mendjen kosovareve të dërgonin në fillim telegrame që të dënonin luftën e popullit të Kosovës e të shfaqnin solidaritetin e tyre më qëndrimet dhe veprimtarinë terroristë të qeverisë jugosllave.

Më intriga dhe shpifje përpiqen të sjellin përçarje midis kosovareve. Më kërcënime për tërheqjen e pasaportave, për masat që do të merren ndaj tyre kur të kthehen në Jugosllavi, synojnë ti largojnë ata nga rruga e luftës. Në çdo banese ju dërgojnë kosovareve falas gazetën Rilindja. Propagandojnë në emigrantët ekonomike kosovare të tërheqin pranë tyre familjet nga Kosova ku gjendja nuk është e sigurt. Ju bëjnë presion që të mos frekuentojnë ambasadat shqiptarë dhe të mos mbajnë kontakte më diplomatët tanë. I detyrojnë që një herë në jave të paraqitën në konsullatat jugosllave. Ju kërkojnë që tu dërgojnë letra familjeve dhe të afërme të tyre ku të dënojnë ngjarjet në Kosovë. Ju flasin kundër Shqipërisë, etj.

Siç thuhet, jugosllavët janë shumë aktive në drejtim të emigracionit ekonomik jugosllav. Pavarësisht se kjo veprimtari e tyre nuk gjen terren në kosovaret, nuk mund të thuhet dhe të pretendohet se nuk le sado pak gjurma në Elementë të paformuar dhe të pavendosur.

Në këto kushte puna jonë si ambasade më kosovaret duhet të jetë vazhdimisht në rritje. Në baze të udhëzimeve të qarta dhe ndihmës se vazhdueshme të KQ të PPSH, të Ministrisë Punëve të Jashtme dhe të detyrave të mëdha që na dalin nga zhvillimi i ngjarjeve në jemi përpjekur e do të përpiqemi të rrisim dhe të thellojmë në mënyrë të vazhdueshme punën më kosovaret në drejtim të propagandës, informacionit, të kuptimit politik të situatave dhe të detyrave të tyre, të ngjarjeve në Kosovë, etj. dhe të shtojmë në mënyrë të vazhdueshme më ta aktivitetet si ambasade.

Vjenë, 10 korrik 1981        Ambasadori,

Musin Kroi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …