Dr. Skёnder Demaliaj: REFORMIMI I ARSIMIT TË LARTË DHE ZHVILLIMI I EKONOMISË I

Dr. Skёnder Demaliaj: Ahmet Qeriqi luftoi e punoi me pёrkushtim pёr Kombin e vet, për Kosovën e Lirë

Me hidhёrim tё thellё mёsova pёr ndarjen nga jeta tё Ahmet Qeriqit, shkrimtar, studiues, gazetar, poliedrik, me njё kulturё dhe formin shumёdimensional, njeri i nderuar dhe i respektuar nga tё gjithё.

Njё atdhetar i madh i Kosovёs dhe i gjithё trojeve shqiptare, njeri me kurajo, i drejtё, i sinqertё, fisnik, i pakompromentuar, i guximshёm dhe i pamposhtur, i cili i pёrballoi me sukses sfidat e jetёs.

Luftoi e punoi me pёrkushtim pёr Kombin e vet, pёr lirinё e pavarёsinё e Kosovёs, pёr bashkimin e trojeve shqiptare.

Vuajtjet, sakrificat, dёnimet e rёnda tё vazhdueshme nga pushteti i dhunshёm serb nuk e frikёsuan e nuk e mposhtёn pёr asnjё çast.

Jeta dhe vepra e tij do tё kujtohet pёrherё. Do tё nderohet gjithnjё dhe do tё jetё frymёzim pёr brezat e ardhshёm.

I qoftё i lehtё dheu!

Ngushёllimet mё tё sinqerta pёr familjen e tij tё mrekullueshme!

Me respekt dhe konsideratё tё veçantё pёr miqёsinё dhe bashkёpunimin qё pata me tё pёr vite tё tёra!

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …