Dr. Skёnder Demaliaj: REFORMIMI I ARSIMIT TË LARTË DHE ZHVILLIMI I EKONOMISË II

Dr. Skёnder Demaliaj: PSE BIZNESMENI RAMЁ GECI ЁSHTЁ I SUKSESSHЁM?

“Geci” ShPK ёshtё themeluar nё vitin 1994. Nё vitin 2011 “Tirana International Hotel & Konference Centre” kaloi nё pronёsi tё tij, duke blerё me 21 milionё euro tё gjitha aksionet. Sipёrfaqja e tij ёshtё 17 mijё metra katrore, ka 170 dhoma, 11 salla veprimtarish, salla fitnesi, sauna dhe pishinё. Ngjitur me tё po ndёrton Hotelin 33 katёsh, “Interkontinental Hotel”, me pesё yje, i cili do tё ketё 500 dhoma hoteli, 21 salla konferencash. Do tё ketё sallёn mё tё madhe nё Shqipёri me kapacitet 1100 pjesёmёrrёs. Investimi pёr ndёrtimin e tij ёshtё 65 milionё euro.

            Kjo kompani e ka zgjeruar gamёn e veprimtarisё sё saj: Ndёrton pallate, rrugё, autostrada, ujёsjellёsa, linja transmetimi e furnizimi, asfalton e mirёmban rrugё. Mbi tё gjitha dallon nё shёrbime nё hoteleri. Pёr tё realizuar projektet nё kohё e me cilёsi ka mё shumё se 150 mekanizma, mjete dhe makineri, fabrikё pёr prodhim asfalti, betoni, inertesh. Ҫdo vit shton kapacitetet e tyre, hap fronte tё reja pune dhe rrit numrin e spoecialistёve, drejtuesve dhe tё punёtorёve. Dёshira pёr tё performuar mё mirё – ёshtё lajtmotivi i punёs sё tij.

Besimi tek suksesi pavarёsisht vёshtirёsive dhe pengesave qё dalin gjatё rrugёs

Suksesi nёnkupton tё fitosh admirim, lidership, respekt. Suksesi ёshtё vetёrespekt, tё gjesh lumturi me ato qё bёn, tё jesh i aftё tё bёsh gjёra qё varen nga ti. Suksesi ёshtё i lidhur me besimin, i cili nxit mendjen tё bёjё mё shpejt e mё mirё gjёrat. Fuqia e besimit zhvillohet:

  • Kur mendon sukses dhe jo dёshtim,
  • Kur ia kujton vetes se je mё i mirё se mendon se je.
  • Kur beson nё punё tё mёdha.

Sipas psikologёve:  talent x pёrpjekje = aftёsi, aftёsi x pёrpjekje = sukses. Pra pёrpjekja vlen dyfish. Tё gjitha kёto cilёsi po i shpreh Ramё Geci. Besoi nё pёrpjekjet e tij, tek njerёzit me tё cilёt punon. Shikoi pёrpara dhe vetёm pёrpara. Dёshira pёr veprim nxit suksesin.

Suksesi lidhet me aksionin. Ramё Geci ka fjalё pak e punё shumё. Pra suksesi personal i tij lidhet:

  • Me marrjen e iniciativave, mbajtjen e zotimeve, tё qenit shumё aktiv, duke qendruar nё krye tё punёve 24 nё 24 orё.
  • Nё pёrcaktimin e prioriteteve. Po investon nё hoteleri, se turizmi po zhvillohet me intesitet tё lartё dhe ёshtё e ardhmja e vendit pёr tё rritur punёsimin dhe tё ardhurat kombёtare.
  • Me zbatimin e thёnies: “Kёrko fillimisht tё kuptosh, pastaj tё kuptohesh”.
  • Me zbatimin e parimit tё vetёpёrsosjes sё balancuar.

Me punёn dhe shembullin e tij solli njё ndryshim tё madh nё mentalitetin sesi duhet bёrё njё biznes i pastёr, nё vazhdimёsi, larg lidhjeve me krimin. Analizёn e punёs dhe vendimet i merr mbi bazёn e informacioneve, tё dhёnave dhe fakteve konkrete dhe realizimeve nё terren. Njё procedurё e tillё ёshtё e vёshtirё, por ёshtё e domosdoshme, shumё frymёzuese dhe kuptimplote pёr tё kuptuar situatёn, tё vёrtetёn. Njё perceptim pёr biznesin i mbёshtetur nё kёtё model tё ndihmon tё orientohesh drejt, shpejt dhe tё gjesh drejtimin e duhur.

Qёllimi, bindja se puna jote ёshtё e rёndёsishme tё motivon. Kёshtu ka ndodhur edhe me Ramё Gecin. Pas çdo pune tё mirё, pas çdo suksesi, ёshtё ndjerё mё mirё, mё i lehtёsuar. Mediton… mediton… vepron pёr arritje e suksese tё reja nё tё ardhmen.

Filozofi amerikan, John Dewey thoshte: “Lёvizёsi kryesor i njeriut ёshtё dёshira pёr tё qenё i rёndёsishёm”. Ramё Geci ёshtё sot i rёndёsishёm nё biznesin shqiptar me punё tё ndershme nё shёrbim tё komunitetit.

Fokusim – qendrueshmёri – kёmbёngulje janё trinomi i jetёs dhe i veprimtarisё sё tij

Fokusimi nё çёshtjet thelbёsore ёshtё i lidhur me vizionin qё ka njё menaxher i mirё pёr zhvillimin e biznesit tё tij. Vizioni ёshtё i lidhur me pёrgatitjet paraprake pёr tё njohur vlerat e tij dhe mundёsitё pёr realizim. Vetёanalaiza e zhvillimit tё vizionit personal ndihmon nё realizimin nё kohё tё objektivave kryesorё qё pёrcakton vetё. Sipas psikologёve vizionet kanё tё bёjnё me atё:

  • Si mund tё kthehen dёshtimet nё mёsim.
  • Frika e dёshtimit kapёrcehet duke siguruar sukses tё qendrueshёm.
  • Si mёnjoanohen vetёkufizimet qё ushqehen nga mosbesimi nё vetёvete.
  • Guximi ka aftёsi magjike pёr tё siguruar suksesin.
  • Arritja e suksesit ёshtё zgjidhja mё e mirё e problemeve, sepse hap rrugёn pёr suksese tё reja tё niveleve gjithnjё e mё tё larta.

Ramё Geci i hyri me guxim ndёrtimit tё hotelit tё ri 33 katёsh pёr ta mbaruar nё kohё rekord (vitin tjetёr ai ёshtё nё punё me kapacitet tё plotё), me lekёt e veta, duke marrё parasysh edhe vёshtirёsitё pёr tё gjetur specialistё pёr punime tё veçanta. E nuk ёshtё e lehtё kjo. Por nuk dorёzohet, ёshtё nё kёrkim tё kёtyre specialistёve, duke shpresuar se do t’i gjejё dhe do ta mbajё fjalёn e dhёnё pёr pёrfundimin e plotё tё hotelit. Fokusimi i tij tani pёr tani ёshtё ky.

Nё kompaninё e tij rezultatet vijnё nё rritje, tё ardhurat shtohen, mjetet e prodhimit pёrsosen mё tej. Ka qendrueshmёri nё biznesin e tij, çka krijon mundёsi tё reja pёr tё rritur kapacitetet prodhuese, pёr tё akumuluar mё shumё kapitale e pёr tё çuar mё pёrpara punёt e nisura, nё nisje tё punёve tё reja dhe objektivave tё rinj. Kjo kёrkon vendosmёri, vendosmёri dhe vetёm vendosmёri dhe kjo nuk i mungon atij. Tё kesh vendosmёri do tё thotё tё vazhdosh tё hedhёsh hapat njёri pas tjetrit, t’i pёrmbahesh njё qёllimi interesant dhe domethёnёs, tё insistosh çdo ditё pёrballё njё praktike sfiduese, tё rrёzohesh 7 herё e tё ngrihesh 8 herё. Njerёzit e vendosur e tё guximshёm i bёjnё realitet ёndrrat e tyre. I tillё ёshtё edhe Ramё Geci. Pranoi shansin e dhёnё pёr tё bёrё mё shumё dhe u pёrqendrua si do ta bёnte mё mirё.

Vendosmёria kultivohet. Dy variablat: vendosmёria dhe mendёsia e zhvillimit pёrputhen me njёra-tjetrёn. Nёse gjendeni mes njerёzve qё janё tё vendosur, do tё veproni mё me shumё vendosmёri. Tё tillё i ka zgjedhur bashkёpunёtorёt e tij. Thjesht pa bujё e pompozitet ka sjellё ndryshimin nё punёn e tij, duke e bёrё atё mё koherent me vlerat e tij themelore, por edhe me vlerat mё tё mira tё komunitetit. Shoqёrimi me njerёz tё interesave tё ndryshme, profesionale dhe shoqёrore, me njerёz qё tё ndihmojnё tё mendosh ide tё reja e kanё ndihmuar pёr t’u vetёkorrigjuar dhe pёrmirёsuar. Komunikimi i tij me njerёzit ёshtё i sinqertё, pa nёnkuptime, pa nёntekste dhe ironi, i çliruar nga mendjemadhёsia, vulgariteti e brutaliteti. E rёndёsishme nё komunikim ёshtё t’i kuptosh njerёzit. Tё kuptuarit lind tolerancёn, mirёsinё dhe ndjeshmёrinё. Ramё Geci ka plot miq, se ka bёrё pёr ta, iu ka kushtuar kohё, energji, dashuri dhe kujdes joegoist, i lavdёron nё mёnyrё tё sinqertё. Ёshtё i pamёshirshёm ndaj gёnjeshtarёve e mashtruesve. Mё ka qёlluar njё rast kur isha me tё. Thirri njё nga menaxherёt kryesorё tё tij dhe i tha: “Filani qё nuk mё ёshtё pёrgjigjur nё kohё dhe nuk e ka mbajtur fjalёn e dhёnё, sipas kontratёs edhe po kёrkoi takim me mua i thuaj se nuk e pres!” – Vёrtet nuk e pret? – e pyeta unё – Jo, – mё tha me vendosmёri. Rruga ime me kёta hileqarё e zhvatёs ёshtё e ndarё pёrfundimisht, – e mbylli diskutimin rreth kёsaj çёshtjeje.

Ramё Geci nxit tek njerёzit dёshirёn pёr tё bёrё gara, duke pёrdorur stimuj materialё, i nxit ata t’i kryejnё detyrat me kёnaqёsi, u tregon atyre me argumenta e me shembuj konkretё se ajo qё kёrkohet nuk ёshtё aq e vёshtirё sa duket. Ёshtё dёgjues i mirё, i nxit bashkёpunёtorёt e tij tё flasin pa frikё, bisedon me njerёzit rreth atyre gjёrave çka u interesojnё atyre. Mbi tё gjitha shpreh besim. Motoja e punёs sё tij ёshtё: Duhet tё kemi ide tё reja pёr tё krijuar dhe pёrmirёsuar punёn, zgjidhe vetё atё qё tё pёlqen tё bёsh, mos e shty pёr nesёr atё qё mund tё bёsh sot. Pёrdor qёllimet qё tё rritesh. Qёllimi ёshtё mё tepёr se ёndrra, ёshtё ёndёrr mbi tё cilёn veprohet. Mendo progres, beso nё progres, nxit progres!

Sipas Budёs: “Inatin nuk mund ta fitosh me inat, por me dashuri”

Ramё Geci ka mbaruar shkollёn e mesme profesionale pёr miniera nё Kukёs. Gjatё kёsaj kohe merrej me futboll, ishte pjesё e ekipit tё Kukёsit. Bёnte edhe mungesa, ishte njё djalё çapkёn nё kuptimin e mirё tё fjalёs, nё ndonjё rast edhe problematik. Vetё Rama tregon sesi e thrriste drejtori, Hamёz Sokoli, duke i tёrhequr vёmendjen. Sipas Ramёs ai ishte njё drejtor nga mё tё mirёt, kёrkues dhe me autoritet. E mora inat, por edhe frikё e kisha. Kur mbarova e kuptova se ai kishte tё drejtё dhe kёshillat e tij mё ndihmuan. Pas mbarimit tё shkollёs e takoja dhe e respektoja, çka ai nuk e priste. E kisha harruar inatinm me tё. E kam idhull. Ёshtё modeli i njeriut tё punёs, kёrkues, me vizion, nga i cili kam mёsuar shumё.

Rama nё bisedё e sipёr tregon edhe pёr njё rast tjetёr: “Njё deputet e akuzoi nё media se nё hotelin e ri, pesё yjesh qё po ndёrton, dy kate i kishte pa leje. Ishte e pavёrtetё. Unё nuk kam ndёrtuar asnjё centimetёr katror pa leje, lёre mё kate. Shpifje tё tilla pёr biznesmenёt ka pafund. Bёhen pёr pёrfitime politike tё ditёs, pёr t’i shantazhuar biznesmenёt. I ktheva pёrgjigje me anё tё zёdhёnёsit. Fillimisht isha i inatosur me tё. Kisha ndёrmend tё bёja padi nё gjykatё, por e lashё. M’u kujtua Buda.

Ramё Geci parti ka punёn. Meraku i tij nuk ёshtё se kush ёshtё nё krye tё qeverisё apo tё bashkisё. I respekton dhe i vlerёson tё gjithё si pёrfaqёsues tё zgjedhur nga populli. Preokupacioni i tij ёshtё t’i realizojё detyrat dhe objektivat qё i ka vёnё vetes, t’i shёrbejё sa mё mirё komunitetit.

Me termin “kulturё” nuk nёnkuptohen kufijtё gjeografikё apo politikё qё ndajnё njё popull nga njё tjetёr, por kufijtё e padukshёm psikologjikё qё na ndajnё nga ata. Nё thelbin e saj njё kulturё pёrcaktohet nga normat dhe vlerat e pёrbashkёta tё njё grupi njerёzish. Me fjalё tё tjera, njё kulturё e veçantё shfaqёt sa herё njё grup njerёzish gjejnё mes tyre konsensusin pёr mёnyrёn dhe arsyen e realizimit tё gjёrave. Ramё Geci po demonstron kulturёn e vendosmёrisё, kulturёn e punёs e tё fituarit e parave me djersёn e ballit.

Parimet nga tё cilat udhёhiqet nё punёn  e tij janё: “Konkuroni gjithmonё, nuk ka rrugё tjetёr! Konkuroni nё gjithçka qё bёni! Bёhuni tё fortё! Pёrçoni mesazhe pozitive! Ekipi ёshtё i pari!”

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …