Dragisha Milenkoviq mohon akuzat për tortura ndaj të burgosurve shqiptarë dhe kërkon dëshminë e Kryeministrit Kurti në gjyq

Në vazhdim të procesit gjyqësor për krime lufte, Dragisha Milenkoviq ka vazhduar me mbrojtjen e tij, duke mohuar akuzat për tortura ndaj të burgosurve shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Milenkoviq ka pohuar se kishte kërkuar dëshminë e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kishte qenë i burgosur në Burgun e Prishtinës, por për shkak të një premtimi të bërë nga prokurori, ky propozim nuk u realizua. Milenkoviq ka shtuar se ka hequr dorë nga propozimi për dëshmitarë për shkak të mundësisë që ata mund të përballeshin me probleme, duke u punësuar në institucione shtetërore në Kosovë.  Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon Milenkoviqin për krime lufte, duke e akuzuar për maltretimin sistematik të të burgosurve shqiptarë gjatë periudhës 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …